Jo vetëm bojërat, por tani edhe aget janë nën akuzë si shkaktarë të alergjive nga tatuazhet.
Sipas të dhënave të fundit, duket se gjatë aplikimit nga aget çlirohen nikel dhe krom që penetrojnë në lëkurë, duke u shpërndarë më pas në gjak e duke mbërritur edhe tek linfonodet. Ky është fenomeni i zbuluar nga një kërkim i realizuar në Qendrën Evropiane ESFR për substancat e dëmshme.
Deri më sot rreth 3.3% e të intervistuarve që kanë një tatuazh, kanë pasur të paktën nje efekt anësor. Mendohej se reagimet alergjike në trup shkaktoheshin vetëm nga pigmentet, por tashmë del në pah edhe faktori tjetër, pra aget. Sipas njërit prej autorëve të studimit, kjo gjë nuk ka lidhje nëse mjetet janë sterile apo jo, problemi qëndron pikërisht tek aget.
Këto të fundit apo gjilpërat që përdoren për tatuazhet, përbëhen nga 6-8% nikel dhe 15-20 % krom, që të dy këta janë faktorë dhe shkaktarë të alergjive, pasi konsiderohen si substanca të tilla. Gjithashtu, specifikohet në studim, se duke shtuar edhe efektin e pigmenteve dhe substancave që përmbajnë, impakti mund të jetë edhe më agresiv për njeriun. Burimi Klan Plus