Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë pranë një pike karburanti në Lezhë. Raportohet se si pasojë e shpërthimit kanë mbetur 6 persona të lënduar të cilët janë dërguar në urgjencën e Spitalit të Lezhës.
Flakët të favorizuara nga era kanë zënë një hapësirë të madhe dhe kanë bërë që zona përreth të jetë e rrezikshme për qytetarët.
Zjarri ka rënë në superstradën Lezhë-Laç pranë kryqëzimit të Shënkollit.
Forcat zjarrfikëse dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes për të shmangur dëmet të mëtejshme që mund të shkaktohen nga flakët. /Opinion.al