Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD paralajmëron publikimin e dokumenteve për Kajmakun

2019/08/24 at 4:52 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
PD paralajmëron publikimin e dokumenteve për Kajmakun

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka akuzuar sot se kryeministri Rama dhe ministrja Balluku kanë detyruar kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku të mashtrojë për të kaluarën e tij dhe po zgjedhin ta kalojnë në heshtje këtë situatë.

Me anë të një postimi në Facebook Bardhi i drejton tri pyetje kryeministrit Rama

“1. Çfarë lidhje ka data 14 Janar 2003 me kandidatin e tyre në Vorë?
2. Pse kandidati i tyre i Vorës nuk ka shkuar në Greqi prej vitit 2003 dhe pse menjëherë pas këtij viti ndryshoi gjeneralitetet në Shqipëri?
3. Çfarë lidhje ka kandidati i tyre në Vorë me shtetasin me identitetin e rreme “Jorgo Toto, me atësi Thanas dhe amësi Parascevi”?
” shkruan Bardhi.

Sekretari i Përgjithshëm i PD paralajmëron se ashtu siç u bën publike dokumentet që vërtetonin se Valdrin Pjetri kishte qenë i dënuar në Itali, e njëjta gjë do të ndodhë edhe për Agim Kajmakun.

“Duke e mbuluar me heshtje krimin e kandidimit të një tjetër krimineli, Edi Rama nuk ka për ta mbuluar dot të vërtetën, të cilën shqiptarët kanë për ta mësuar shumë shpejt!” deklaron Bardhi.

Postimi i plotë i Gazment Bardhit

Edi Rama dhe Belinda Balluku bëjnë sikur nuk e kanë dëgjuar të vërtetën e zbuluar nga Partia Demokratike se kandidati i tyre për Vorën Agim Kajmaku ka një dosje të hapur penale në Greqi me emrin Jorgo Toto.

Edi Rama nuk mund të bëjë sikur nuk dëgjon, sikur nuk shikon, sikur nuk flet! Strategjia e tij e mbrojtjes për çdo kriminel që fut në politikë, është e dështuar!

Edi Rama kontrollon të gjithë strukturat e shtetit dhe mund të verifikojë informacionet mbi të kaluarën kriminale të çdo personi brenda 1 ore. E ka bërë ketë edhe në rastin e Agim Kajmakut të Vorës, prandaj fshihet pas heshtjes. Bashkë me Belindën e tij, me të cilën shpërfillën socialistët e Vorës, bëjnë sikur nuk ka ndodhur asgjë, me shpresën se do fitojë kohë dhe do të përdorë “katicat” në prokurorinë e kontrolluar prej tij për të fshehur të vërtetën.

Janë Edi Rama dhe Belinda Balluku ata që detyruan Agim Kajmakun të të mashtrojë për të mbuluar të kaluarën e tij kriminale në Greqi. Njëlloj siç bëri edhe Valdrin Pjetri për të fshehur dënimin për trafik droge, edhe Agim Kajmaku i Vorës, publikoi dëshminë e penalitetit si çertifikatë virgjërie. Ky dokument nuk ka asnjë vlerë, sepse nuk provon që një person nuk ka probleme me drejtësinë greke.

Ajo që vlen për shqiptarët është përgjigja që duhet të japin Edi Rama dhe Belinda Balluku për mikun e tyre të Vorës me të kaluar kriminale.

  1. Çfarë lidhje ka data 14 Janar 2003 me kandidatin e tyre në Vorë?
  2. Pse kandidati i tyre i Vorës nuk ka shkuar në Greqi prej vitit 2003 dhe pse menjëherë pas këtij viti ndryshoi gjeneralitetet në Shqipëri
  3. Çfarë lidhje ka kandidati i tyre në Vorë me shtetasin me identitetin e rreme “Jorgo Toto, me atësi Thanas dhe amësi Parascevi”?

Duke e mbuluar me heshtje krimin e kandidimit të një tjetër krimineli, Edi Rama nuk ka për ta mbuluar dot të vërtetën, të cilën shqiptarët kanë për ta mësuar shumë shpejt!

Skenari ku Edi Rama bën të paditurin, është i diskretituar para shqiptarëve në dhjetëra rastët, kur ai është kapur në flagrancë, duke bashkëpunuar me krimin.

Edi Rama kandidon kriminelë dhe e përdor krimin për të vjedhur zgjedhjet, sepse me krimin ai mund të pasurohet më lehtë dhe më shpejt. Prandaj, Shqipëria ka nevojë jetike të pastrohet nga krimi dhe korrupsioni i Edi Ramës dhe bandës së tij në bashki dhe qeveri. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private
Sport

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private

6 Qershor, 2025 7:50 pm
Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
Rajoni

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

6 Qershor, 2025 6:35 pm
Para
Erdogan do të takojë Putin në Moskë në fund të muajit

Erdogan do të takojë Putin në Moskë në fund të muajit

Donald Tusk: BE e gatshme të dëgjojë idetë e Boris Johnson për Brexit

Donald Tusk: BE e gatshme të dëgjojë idetë e Boris Johnson për Brexit

Katër aksidente gjatë pasdites, 8 persona të plagosur

Katër aksidente gjatë pasdites, 8 persona të plagosur

TE FUNDIT

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
6 Qershor, 2025

Një gjykatë në Norvegji ka dënuar një mjek me 21 vite burg për përdhunimin dhe abuzimin seksual të dhjetëra pacienteve,...

Lexo më shumë

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
6 Qershor, 2025

Siç kemi raportuar, kritikat e Elon Musk ndaj projektligjit të taksave dhe shpenzimeve të Presidentit Donald Trump janë në qendër...

Lexo më shumë

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
6 Qershor, 2025

Aksionet e Teslës morën hov të menjëhershëm në muajt pas zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, e kjo, për arsyen e thjeshtë...

Lexo më shumë

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
6 Qershor, 2025

Shqipëria rezulton  në vend të parë për rritjen e numrit të turistëve. Komisioni i Kombeve te Bashkuara “UnTourisëm’ i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com