Ka rënë në prangat e policisë drejtuesi i mjetit “Benz” , i cili mëngjesin e sotëm aksidentoi për vdekje 24-vjeçarin me iniciale F.T me motorçikletë.
68-vjeçari me iniciale K.Z ishte larguar nga vendi i ngjarjes pas aksidentit duke lënë makinën afër një kanali në aksin Levan-Tepelenë.
Pas kërkimeve policia e Fierit bëri të mundur ndalimin dhe arrestimin e tij./Opinion.al/