Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Lorenc Veliajn, i arrestuar pas vrasjes së 26-vjeçarit Indrit Çelaj.
Dëshmia e Veliajt, ndihmoi policinë të zbardhte ngjarjen kriminale, pasi ai ka qenë i pranishëm në momentin kur dy vëllezërit Albano dhe Griseldo Kusi janë konfliktuar me punëtorin e tyre, Indrit Çelajn, dhe më pas e kanë qëlluar me armë në kokë.
Veliaj tha se autorët e krimit i kishin kërkuar të merrte përsipër krimin, duke qenë se ai rezultonte person me precedentë penalë, por pas arrestimit, ky i fundit ka vendosur të tregojë të vërtetën para uniformave blu.
Ndërkaq Veliaj akuzohet për “Shkatërrim prone” dhe “Armëmbajtje pa leje”, por edhe për vepra të tjera penale./Opinion.al