Për thuajse një javë këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha do të festojë 30-vjetorin e lindjes. Mirëpo duket se festimet ajo i ka nisur që ditën e sotme.
Bebe ka shprehur përmes një postimi në Instagram është e paduruar për të mbushur 30-vjeç. Në foton e publikuar prej saj, këngëtarja shfaqet me një kapele në kokë ku shkruhet:
“Jo më 20 vjeç”. Duket se Bebe po pret me padurim të ndërrojë prefiks dhe diçka të tillë e ka shprehur edhe në përshkrimin e fotos ku shkruan:
“Mezi po pres të bëhem 30-vjeç që të jem më e zgjuar, më seksi dhe më e fortë se asnjëherë më parë,”-përfundon këngëtarja.
Mbetet për t’u parë sesi do të organizojë ajo këtë 30-vjetor./Opinion.al/