Me anë të disa fotove të publikuara në Facebook, Rama ka reaguar pas shembjes së digës së HEC-it pranë Kanionit të Holtës.
Kreu i qeverisë shkroi se bukuria e magjishme e kanionit të Holtës nuk mund të preket dhe nuk do të preket, duke shtuar se ashtu siç ishte dhënë fjala publikisht, HECI nuk do të ndërtohet në Holtë.
Statusi i plotë:
“Bukuria e magjishme e kanionit të Holtës nuk mund të preket dhe nuk do të preket?
Për ne PO-ja është PO? dhe JO-ja është JO?
Dhamë fjalën publikisht që JO, ky HEC nuk do të ndërtohej aty dhe PO, ky HEC nuk do të ndërtohet aty?
Themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë themi? Duhet vetëm pak më shumë durim në përgjithësi, ju lutem?”, shkruan Rama./Opinion.al