Të paktën pesë persona kane humbur jetën në një koncert të reperit të njohur algjerian, Abderraouf Derradji i njohur me emrin e artit Soolking.
Në këtë koncert që është transmetuar live në televizionin algjerian, ishte e ftuar edhe këngëtarja shqiptare, Dhurata Dora. Vetë këngëtarja kishte postuar disa story, ku tregonte që ndodhej në Algjeri por deri më tani nuk ka reaguar për incidentin.
Sipas BBC-së, së paku pesë persona humbën jetën kur spektatorët nisën të shtypin njëri tjetrin, ndërsa 21 të tjerë janë plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në spital.
Soolking konsiderohet një nga artistët më të mirë në Algjeri. Për publikun shqiptar ai njihet për bashkëpunimin e tij me këngëtaren shqiptare Dhurata Dora, me hitin “Zemër”. /Opinion.al