Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjermania ofertë infermierëve shqiptarë, QSUT drejt zbrazjes

2019/08/23 at 7:54 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjermania ofertë infermierëve shqiptarë, QSUT drejt zbrazjes

Vala e emigracionit të personelit shëndetësor që ka prekur prej vitesh Shqipërinë rrezikon të përforcohet edhe më tej për shkak se spitalet gjermane kanë rritur stimujt për tërheqjen e mjekëve dhe infermiereve nga Shqipëria.

Para disa ditësh një nga spitalet më të mëdhenj në Gjermani solli përfaqësuesit e saj në QSUT, të cilët i bënë një ofertë joshëse personelit të infermierisë, e pa aplikuar më parë. Infermierët e përzgjedhur që ishin rreth 20, në një ditë te vetme, do të lënë punën gjatë mësimit të gjuhës gjermane në nivelin B1 në Shqipëri kundrejt një pagesë mujore 400 euro.

Pagesa do të jepet si kompensimin për rrogën që punonjësit marrin në QSUT në mënyrë që ato të përfundojnë sa më shpejt mësimin e gjuhës. Më parë ky stimul nuk mundësohej pasi mësimi i gjuhës vijonte teksa ata ishin në punë. Gjithashtu në kontratën përkatëse, punonjësit gjatë vitit të parë të mësimit në Gjermani do të paguhen me 1500 euro teksa do t’iu kompensohet një pjesë e qirasë. Pasi të jenë standardizuar njohuritë pagat do të kalojnë 2000 eurot.

Për shkak të kësaj situatë një nga pavionet më të rëndësishme të pediatrisë ka mungesë personeli me 30 për qind. Nga 23 infermierë që janë në organike gati 6 vende janë vakante, kryesisht për shkak të largimeve drejt Gjermanisë.

Burimet nga QSUT pohojnë se, stafet mjekësore shqiptare sidomos infermierët shqiptare kanë rezultuar me aftësi të larta në Gjermani. Kjo për shkak se, infermierët shqiptarë në QSUT përpunojnë të sëmurë më shumë se normat europiane. Shqipëria radhitet ndër vendet me numrin më të ulët të stafit mjekësor në raport me popullsinë. Kjo situatë e ka bërë personelin shëndetësor shqiptar me përvojë duke ushtruar shumë funksione për disa lloje sëmundjesh. Bie fjala nuk ka asnjë infermier në QSUT që nuk bën injeksione dhe nuk vë vigona, ndërsa në spitalet europine përgjegjësitë janë shumë të reduktuara për shkak se, një infermier shërben për shumë pak pacientë.

Nga viti 2013 në vitin 2018 janë larguar nga vendi 875 mjekë. Teksa vetëm gjatë vitit 2018 janë larguar nga vendi kryesisht drejt Gjermanisë rreth 2 mijë infermierë. Sipas të dhënave nga numri i certifikatave të kërkuara pranë  Urdhërit të Mjekut vetëm në vitin 2018 janë larguar 164 mjekë, teksa janë diplomuar mbi 250 nga fakulteti u mjekësisë. Nga të dhënat shihet se janë larguar tre gjenerata mjekësh. Largimet u bene më të dukshme pas vitit 2014, ku ikjet e mjekëve specialiste ishin më shumë se 150 në vit mesatarisht.. Burimi: Monitor

Ju sugjerojmë

Protestë kundër qeverisë, Lapaj: Prisja që të na bashkoheshin më shumë qytetarë
-U tha në Opinion

PD e fton në takim, Lapaj: Jam në shesh, nuk ka vend për…

7 Janar, 2026 10:37 pm
Protestë kundër qeverisë, Lapaj: Prisja që të na bashkoheshin më shumë qytetarë
-U tha në Opinion

Protestë kundër qeverisë, Lapaj: Prisja që të na bashkoheshin më shumë qytetarë

7 Janar, 2026 10:26 pm
Rrëshqitje masive e dherave në aksin Qukës-Qafë Plloçë, bllokohet qarkullimi
Aktualitet

Rrëshqitje masive e dherave në aksin Qukës-Qafë Plloçë, bllokohet qarkullimi

7 Janar, 2026 8:57 pm
Trump: Pa ne, NATO nuk i tremb dot Rusinë dhe Kinën
Bota

Trump: Pa ne, NATO nuk i tremb dot Rusinë dhe Kinën

7 Janar, 2026 8:18 pm
Sulmet në Venezuelë, Trump: Kemi kapur dhe nxjerrë jashtë vendit Maduron
Bota

Nafta, Trump: Të ardhurat do të përdoren në dobi të SHBA dhe Venezuelës

7 Janar, 2026 7:26 pm
Durrësi i përmbytur, Vengu:Kthimi i banorëve në banesa prioritet, hidrovorët në punë
Aktualitet

Durrësi i përmbytur, Vengu:Kthimi i banorëve në banesa prioritet, hidrovorët në punë

7 Janar, 2026 7:14 pm
Përmbytjet/ 3100 ha tokë nën ujë në Lezhë
Aktualitet

Përmbytjet/ 3100 ha tokë nën ujë në Lezhë

7 Janar, 2026 7:05 pm
FIFA me risi për Kupën e Botës 2026, inteligjenca artificiale do përdoret për të…
Sport

FIFA me risi për Kupën e Botës 2026, inteligjenca artificiale do përdoret për të…

7 Janar, 2026 6:31 pm
Kuba publikon emrat dhe fotot e ushtarakëve të vrarë gjatë arrestimit të Maduros
Bota

Kuba publikon emrat dhe fotot e ushtarakëve të vrarë gjatë arrestimit të Maduros

7 Janar, 2026 5:39 pm
Ankandet e energjisë së rinovueshme, Balluku: Shqipëria, eksportues neto brenda 2030
Aktualitet

Balluku: Operacionet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës po vijojnë normalisht

7 Janar, 2026 5:25 pm
Para
Aksidentohet  zv.ministri i Brendshëm i Kosovës

Aksidentohet zv.ministri i Brendshëm i Kosovës

“Dosja 184”, polemika mbi hetimin e zgjedhjeve të Dibrës

"Dosja 184", polemika mbi hetimin e zgjedhjeve të Dibrës

Netanyahu e pranon: Izraeli është përfshirë në sulmet në Irak

Netanyahu e pranon: Izraeli është përfshirë në sulmet në Irak

TE FUNDIT

PD e fton në takim, Lapaj: Jam në shesh, nuk ka vend për…

Protestë kundër qeverisë, Lapaj: Prisja që të na bashkoheshin më shumë qytetarë
7 Janar, 2026

PD prej disa ditësh u ka shtrirë “dorën e bashkëpunimit” të gjitha forcave opozitare, duke i ftuar në një tryezë...

Lexo më shumë

Protestë kundër qeverisë, Lapaj: Prisja që të na bashkoheshin më shumë qytetarë

Protestë kundër qeverisë, Lapaj: Prisja që të na bashkoheshin më shumë qytetarë
7 Janar, 2026

Që nga data e 8 dhjetor, drejtuesi i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj proteston kundër qeverisë duke qëndruar përball kryeministrisë. Në...

Lexo më shumë

Rrëshqitje masive e dherave në aksin Qukës-Qafë Plloçë, bllokohet qarkullimi

Rrëshqitje masive e dherave në aksin Qukës-Qafë Plloçë, bllokohet qarkullimi
7 Janar, 2026

Vijon rrëzimi i masiveve të dheut në aksin Qukës-Qafë Plloçë. Një tjetër rrëshqitje dheu ka ndodhur disa minuta më parë në...

Lexo më shumë

Trump: Pa ne, NATO nuk i tremb dot Rusinë dhe Kinën

Trump: Pa ne, NATO nuk i tremb dot Rusinë dhe Kinën
7 Janar, 2026

Presidenti i SHBA Donald Trump theksoi se Rusia dhe Kina nuk kanë frikë nga NATO pa Shtetet e Bashkuara, ndërsa...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com