Kryeministri Edi Rama, teksa u ka uruar Ditën e Pelegrinëve besimtarëve bektashinj, ai ka postuar një video nga Mali i Tomorrit.
Krahas videos, Rama ka dhënë një mesazh për të gjitha ata po shfrytëzojnë guroret në Malin e Tomorrit, duke u shprehur se barbarët e pangopur duhet të zmbrapsen.
Në postimin e tij në “Facebook”, kryeministri shkruan gjithashtu se Mali i Tomorrit është kthyer në sheshbetejë mes interesit kombëtar të mbrojtjes nga shfrytëzimi dhe gjykatësve të korruptuar, që iu japin të drejtë shfrytëzuesve për interesa të pista.
Postimi i Ramës
MIRËMËNGJES ?
dhe këtë Ditë të Pelegrinëve, me këto pamje magjike nga Mali i Tomorrit, që është kthyer në sheshbetejën mes interesit kombëtar të mbrojtjes së tij nga shfrytëzimi i guroreve dhe gjykatësve të korruptuar, të cilët u japin të drejtë shfrytëzuesve për interesa të pista, i bindur që Mali i Mrekullueshëm do t’i zmbrapsë barbarët e pangopur, ju uroj një ditë të mbarë?/ Opinion.al E.Xh.