Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, për kultivim kanabisi dhe armëmbatje pa leje. Në pranga ranë 33-vjeçari Lufti Basha dhe 58-vjeçari Petrit Nazeri, i cili rezulton i dënuar dhe më parë.
Gjatë kontrollit të territorit dhe mbi bazën e informacioneve të grumbulluara më parë, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 60 bimë, të dyshuara si bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa, në Zall-Bastar, në vendin e quajtur Bulcesh, në një zonë malore dhe me bimësi të dendur.
Gjithashtu, gjatë kontrollit policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë, dy armë gjahu çifte, një armë të ftohtë thikë, një palë dylbi dhe një sasi municioni.
Policia njofton se vijon puna per identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal./Opinion.al