Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi se ka bllokuar një furrë buke, një market dhe një fast-food.
Nga kontrollet e kryera në këto subjekte u konstatua, ushtrim aktiviteti i palicencuar, kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare, mangësi në dokumentacion (gjurmueshmëri, plani HACCP, raport analiza), si dhe etiketim i parregullt i produkteve.
Për shkeljet e konstatuara, AKU bllokoi subjektet, dhjetra kilogramë produkte të pasigurta për konsum, si dhe ndërshkoi me 3.85 milion lekë kundravajtje ligjore./Opinion.al