Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meta-Ramës e Bashës: Ngrihuni mbi interesat personale, zgjidhja zgjedhjet

2019/08/18 at 9:47 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Meta-Ramës e Bashës: Ngrihuni mbi interesat personale, zgjidhja zgjedhjet

Presidenti Meta i ftuar në emisionin “Kojshia Show” në RTV21 ka folur sot në mbrëmje edhe për krizën e rëndë ku ndodhet vendi, duke përsëritur thirrjen e tij drejtuar të gjithë politikanëve për të vënë interesat e vendit mbi interesat e tyre personale. Sipas Metës e vetmja zgjidhje për krizën e rëndë ku ndodhet vendi janë zgjedhjet.

A e keni shkelur ndonjëherë Kushtetutën për shembull?

Asnjëherë në botë, nëse keni parasysh këto lajmet e fundit. Si mund të shkelet Kushtetuta, kur e gjithë Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë bazohet mbi pluralizmin politik dhe mbi të drejtën e zgjedhjes.

Të gjitha veprimet e mia kanë qenë konform Kushtetutës dhe parimeve të saj themelore dhe kjo nuk është vetëm një përpjekje e imja, por edhe Presidentë të tjerë në të kaluarën në momente krizash kanë bërë gjithçka për të evituar zgjedhje pa opozitën.

Sepse kuptohet, kjo është mjaft e rëndë për çdo vend demokratik, aq më tepër për një vend si Shqipëria që 45 vjet vuajti aq shumë nga zgjedhjet njëpartiake, nga votimet moniste, që siç e dimë të gjithë nuk ishin zgjedhje.

Ju jeni ekonomit në profesion apo jo?

Po, unë kam studiuar për ekonomi.

Nëse nuk do të ishit bërë ekonomist, a do të kishit dëshirë të bëheshit doktor apo piktor?

Nuk mendoj se kam ndonjë talent të veçantë në fushën e pikturës. Ndoshta do të kisha dashur të isha inxhinier, do të më pëlqente në fakt. Mes këtyre dy profesioneve do të zgjidhja të bëhesha doktor, sepse shëron dhe ndihmon njerëz.

A do të thotë kjo që do të ishte më i rëndësishëm nëse do të rikthehej Sali Berisha në këto momente të vështira. Cili do të ishte më i mirë për politikën shqiptare, Doktori apo Piktori?

Nuk do të dëshiroja të bazohesha tek individët, te karakteristikat e tyre. Shqipëria ka nevojë për një…

Cili do të ishte më i nevojshëm për Shqipërinë?

Presidenti Meta: Për Shqipërinë është e nevojshme që të gjithë politikanët të vënë interesat e vendit mbi interesin e axhendave të tyre afatshkurtra. T’i shërbejnë stabilitetit të vendit, dialogut politik, forcimit të institucioneve demokratike, sidomos institucioneve të pavarura.

Shqipëria po vuan një largim serioz të të rinjve, të gjeneratës më krijuese dhe më të domosdoshme për zhvillimin e vendit dhe kjo ndodh për shkak të këtij konflikti që vazhdon në Shqipëri në një mënyrë skizofrenike do të thoja, edhe pas 30 vjetësh.

Është një konflikt tërësisht artificial dhe që është një këmbanë alarmi për të reflektuar të gjithë urgjentisht.

Nuk mund të jetë Shqipëria, për të gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë, një shembull frymëzimi dhe pozitiv, në këtë mënyrë siç zhvillimet e fundit kanë ndodhur në vendin tonë për fat të keq.

A mos po e shohin Presidentin si në aplikacion që shkarkohet në internet?

Presidenti është institucion që, jo vetëm nuk shantazhohet, por përkundrazi është edhe më i motivuar për t’u shërbyer atyre qëllimeve kombëtare që ka për detyrë: të angazhohet dhe të mbrojë demokracinë e pluralizmin politik në vend në një situatë tërësisht anormale, po të kemi parasysh situatën në Parlament, situatën e fundit para dhe pas 30 qershorit, por njëkohësisht edhe faktin që vendi është pa institucionet kryesore të drejtësisë apo me institucione tërësisht tranzitore dhe të kontestuara.Pra kur vendi është në situatë dëshpëruese.

Megjithatë, unë kam bindjen që kjo situatë me një reflektim më të gjerë të të gjithë shoqërisë dhe me një reflektim të të gjithë palëve, duke filluar tashmë nga opozita, do të mund të ecë në drejtimin e duhur, megjithëse me shumë vonesë dhe me kosto të tmerrshme.

Meqenëse jemi te zgjedhjet në Shqipëri. Ju keni thënë se “zgjedhjet janë zgjidhja”…

Nuk ka zgjidhje tjetër përveç zgjedhjeve.

Vetëm përmes tyre mund të rivendoset demokracia në shinat e saj. Po kështu mund të funksionojë një drejtësi e pavarur dhe një ekonomi për të gjithë shqiptarët, jo vetëm për atë që unë e quaj një pakicë që nuk njeh rotacion dhe që përfiton me të gjitha qeveritë, duke bërë ligje të veçanta, për persona të veçantë dhe për interesa të veçanta, në dëm të interesit publik dhe të funksionimit të shtetit të së drejtës.

Etiketa: ilir Metalulzim basha edi rama

Ju sugjerojmë

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
Bota

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

7 Qershor, 2025 12:18 pm
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Politikë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 Qershor, 2025 12:04 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 Qershor, 2025 11:54 am
Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
Rajoni

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

7 Qershor, 2025 11:41 am
Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Aktualitet

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

7 Qershor, 2025 11:06 am
Para
Partizani fiton Superkupën shqiptare në finalen me Kukësin

Partizani fiton Superkupën shqiptare në finalen me Kukësin

Objektivi i ri i Metës: Do të ngjis majën më të lartë të Shqipërisë

Objektivi i ri i Metës: Do të ngjis majën më të lartë të Shqipërisë

Meta: Pakica që nuk njeh rotacion ka për të humbur gradualisht pushtetin

Meta akuza Kuvendit: Po përdoret për të mbuluar paligjshmërinë e qeverisë

TE FUNDIT

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
7 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e sotme për shtyp, ndër të tjera ka përcjellë një mesazh për...

Lexo më shumë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
7 Qershor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar paraditen e sotme lidhur me  largimin e komandantit të Gardës së Republikës,...

Lexo më shumë

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
7 Qershor, 2025

Fitore me Serbinë, për të harruar disi zhgënjimin e fundit të sezonit me Interin. Kjo është mënyra si Kristjan Asllani...

Lexo më shumë

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
7 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme, në orën 20:45 do të zhvillohet ndeshja historike Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, e vlefshme për eleminatorët...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com