Pesë turistë spanjollë janë dhunuar ditën e sotme nga pronarët e një lokali në Borsh të Sarandës.
Mësohet se turistët kanë shkuar në ambientet e një lokali, por më pas janë larguar pasi nuk u kishte pëlqyer shërbimi i ofruar.
Por, në momentin që turistët janë larguar me mjetin e tyre, pronarët i kanë ndjekur me makinë dhe i kanë ndaluar, më pas ata i kanë goditur turistët me grushte dhe sende të forta.
Në konflikt e sipër, pronarët e lokalit kanë nxjerrë edhe armët e ftohta për të goditur turistët si dhe kanë thyer xhamin e furgonit, i cili po i shoqëronte ata. Brenda furgonit ndodheshin 7 persona, prej të cilëve 5 spanjollë, shoferi dhe shoqëruesi i turistëve.
Ndërkohë, pas kësaj ngjarje forca të shumta të policisë së Himarës, Sarandës dhe FNSH janë vënë në ndjeke të autorëve./ Opinion.al E.Xh.