I kërkuari i drejtësisë shqiptare, Gentian Doda është ektraduar sot nga Anglia.
Falë bashkëpunimit mes Interpol Tirana dhe Interpol Manchester, pak kohë më parë u bë kapja dhe arrestimi në Mbretërinë e Bashkuar i Dodës, 41 vjeç, lindur në Tiranë, i shumëkërkuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Ai është dënuar për vrasjen e Gazmir Dedjas dhe Asllan Gjokës, në tetor të vitit 1997. Pas disa seancash gjyqësore, që nga viti 2001, Doda u dënua me 20 vite burg në mungesë.
Doda u arrestua në vitin 2012 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në zbatim të urdhër-arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet shqiptare. Pas ekstradimit, ai kërkoi rivendosjen në afat dhe rishikim të dënimit të dhënë më parë ndaj tij për këtë veprën penale vrasje me paramendim.
Dosja kaloi nga Gjykata e Lartë në shkallën e Parë në Mat. Treshja e gjyqtarëve vendosi të lehtësojë pozitën e të dënuarit, duke bërë rikualifikim të veprës penale, nga vrasje në plagosje të rëndë me dashje. Në vitin 2017 ai u lirua nga qelitë e paraburgimit por kjo do të hapte një tjetër çështje.
Emri Gentian Dodës doli nga disa përgjime ku ishte i përfshirë gjyqtari Shkëlqim Miri. Ky i fundit kishte marrë 30 mijë euro nga Doda për ta ndryshuar veprën penale cka do të sillte më vonë edhe lirimin e tij. /Opinion.al