David Luiz, nuk është paraqitur në seancën stërvitore të Chelseat, pasi dëshiron që të transferohet tek Arsenali, i cili ka shfaqur interes për të.
Mësohet se 32-vjeçari nga Brazili ka pasur përplasje me drejtuesit e Chelseat, pasi ka kërkuar largimin nga kjo skuadër.
Nëse Luiz transferohet te Arsenali, ai do të ishte titullar i paprekshëm atje, pasi kjo skuadër po kërkon një qendërmbrojtës.
Deri më tani Arsenal nuk ka bërë asnjë ofertë zyrtare, po ashtu dhe Chelsea nuk ka dhënë informacione në lidhje me situatën e David Luiz./ Opinion.al E.Xh.