Me anë të një statusi në Facebook, Basha ka shkruar se kreu i qeverisë është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare, pasi ka uzurpuar të gjitha pushtetet me një bandë kriminelësh e hajdutësh që i duhen për të vjedhur Shqipërinë.
Teksa iu është referuar atyre që i konsideron pseudobashkiakët e rinj, Basha shprehet se Valdrin Pjetri ka fshehur të dhënat mbi të kaluarën e tij si trafikant droge, ndërsa Pjerin Ndreu është në listën e zezë të partnerëve prej vitit 2003 dhe i larguar nga policia për përfshirje në trafiqe, i kapur në përgjime në dosjen 184 duke urdhëruar shkarkimin e mësuesve që nuk votojne për PS.
Sipas Bashës lista vijon me Artur Bushin e qytetit të Krujës i cili ka qenë trafikant në Itali, me Dionis Imeraj dhe Valbona Sakon, të kapur në përgjimet e Dibrës, me Tërmet Peçin dhe Klement Ndonin, trafikantë droge, me Agim Kajmaku, i kandiduar në Vorë, i dënuar në Greqi dhe me Rakip Sulin, të kapur në vjedhje flagrante me tendera dhe qira shtetërore.
Basha thekson se në vend që të ndiqen penalisht, ata mbrohen dhe rikandidohen prej Ramës.
Statusi i plotë:
Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare!
Ai ka uzurpuar të gjitha pushtetet me një bandë kriminelësh e hajdutësh që i duhen për të vjedhur Shqipërinë.
Shikoni pseudobashkiakët e rinj: Valdrin Pjetri ka fshehur të dhënat mbi të kaluarën e tij su trafikant droge dhe duhet të ndiqet penalisht. Edi Rama e kandidoi dhe tani urdhëron prokurorinë e korruptuar ta mbrojë nga ligji i dekriminalizimit.
Pjerin Ndreu, në listën e zezë të partnerëve prej vitit 2003 dhe i larguar nga policia për përfshirje në trafiqe, i kapur në përgjime në dosjen 184 duke urdhëruar shkarkimin e mësuesve që nuk votojne për PS, në vend që të ndiqej penalisht, e kandidon dhe e mbron Edi Rama.
Artur Bushi i Krujës mbaroi një mandat si bashkiak, trafikant në Itali dhe e rikandidoi.
Dionis Imeraj, Valbona Sako, të dy të kapur në përgjimet e Dibrës, të dy mbrohen dhe promovohen nga Edi Rama.
Tërmet Peçi, Klement Ndoni, trafikantë droge, në vend që të shkojnë para drejtësisë, mbrohen dhe rikandidohen.
Agim Kajmaku, i kandiduar në Vorë, i dënuar në Greqi.
Rakip Suli, i kapur në vjedhje flagrante me tendera dhe qira shtetërore, në konflikt të hapur interesi me statusin e deputetit, në vend që të largohej si deputet dhe të ndiqej penalisht, e mbron dhe e promovon Edi Rama.
Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën!