Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Aksioni kundër informalitetit, Tabaku: Propaganda e Ramës

2019/08/05 at 7:37 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Kompani dhe tendera brenda familjes, PD akuzon Spiropalin

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku,  e ka cilësuar aksionin kundër informalitetit si propagandën e radhës së kryeministrit, Edi Rama.


Përmes një postimi në “Facebook”, Tabaku shprehet se me ardhjen në pushtet të qeverisë “Rama”, taksat janë rritur, ndërsa janë favorizuar oligarkët dhe klientët e qeverisë.

Sipas saj, vendimet e mazhorancës kanë goditur biznesin e vogël në vend.  Ish-deputetj e PD thekson se “sipas të dhënave nga burime zyrtare  mbi 50 biznese mbyllen në ditë, ndërkohë shumë të tjera operojnë në frikë për bukën e gojës në mënyra informale.”

Reagimi i Tabakut

Propaganda e rradhës!

Ka disa ditë që Rama dhe shpura qeveritare është angazhuar në një tjetër sulm në favor të oligarkëve të cilën po mundohen ta shesin si betejë “për të vendosur ligjin”. E gjithë kjo skenë ku polici hiqet si punonjës i tatimeve, ku njësitë e policisë shkojnë në biznese, janë tregues të një shfaqjeje të stërparë që përpiqet të bëjë kurban sa biznesin aq edhe ndonjë drejtor pa peshë politike, që vjedhja qeveritaro-oligarkike dhe mosmbledhja e të ardhurave të justifikohet.

Kuptohet që në kushtet e sotme politike, me një rilindas kyç, Vangjush Dako, në listën e personavenon grata në SHBA apo dhe me skemat mafioze të blerjes së votave të njohura botërisht një aksion i tillë bëhet për të hequr vëmendjen. Aq më tepër kur në fund të pjesës së parë të aksionit ministrja e re në detyrë zbulon një fakt që PD ka kohë që e denoncon, 40% e bizneseve operojnë në kushte informaliteti. Kush është përgjegjës për këtë?

Promotorja e vërtetë e informalitetit është qeveria. Faktet janë kokforta, nga dita e parë e ardhjes në pushtet deri më sot taksat janë rritur kumulativisht me 2.2 mld euro, por të ardhurat në buxhet nuk kanë mundur të kalojnë kufirin e vendosur 6 vjet më parë nga aplikimi i taksës së sheshtë. Përpos taksave të larta problem që shtyn informalietin janë dhe politikat e njëanshme fiskale. Kjo qeveri favorizon oligarkët klientët e saj dhe godet të tjerët. Këtë fakt nuk e thotë vetëm Partia Demokratike, përkundrazi e thonë të gjitha raportet serioze perëndimore që merren me klimën e bizneseve.

Raporti i DASH argumenton se bizneset as qëthërriten në konsultime por ato gjenden përballë taksave të vendosura nga ana e qeverisë. Kjo e fundit u jep lehtësi fiskale për qoka bizneseve të caktuara.

Raporti i Doing Business e përcakton Shqipërinë si një ndër vendet me taksat më të larta. E për ta mbyllur DASH para tre javësh deklaron Shqipëria është vendi me qeverinë më të korruptuar në Ballkan.

Ndërkohë sipas të dhënave nga burime zyrtare janë mbi 50 biznese në ditë që mbyllen, ndërkohë shumë të tjera operojnë në frikë për bukën e gojës në mënyra informale.

Rilindja dhe Tepsia për Vete janë barrë për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme por jo për oligarkët. Këta të fundit, siç është e qartë për të gjithë, kanë përfituar e përfitojnë tendera, koncesione, leje, licensa dhe PPP.

Meqë qeveria po hiqet sikur ka ndëshkuar oligarkët dhe rreh gjoksin e saj në një luftë të paepur kundër tyre na lind nevoja t’i thërrasim arsyes dhe argumenteve. Një vit më parë në Shqipëri shpërtheu skandali i kompanisë GULF që krijoi një gropë në buxhetin e shtetit dhe skemë piramidale për qytetarët!

Partia Demokratike tregoi se në të vërtetë ishte pronë e Besnik Sulaj, por që asnjëherë hetimi tatimor dhe as organet e tjera nuk guxuan ta hetonin. Mbase ngaqë në inagurim ishin shumë anëtarë të qeverisë dhe deputetë aktualë të saj. Një tjetër skandal që përfshin zotin Sulaj është edhe ai i ARMO-s, ku 60 mln euro taksa nuk u derdhën në buxhetin e shtetit!

Cfarë vlere ka ti mbyllësh bar kafenë për shfaqje evazorit më të madh fiskal që abuzon me kompanitë e naftës? Çfarë vlere ka të mbyllësh restorantin oligarkut kur i jep koncesionin? Çfarë vlere ka ti mbyllësh tavernën kur i jep tokat në bregdet me vkm?

Së fundmi, por jo për nga rëndësia, disa vite më parë në Brazil u zbërthye një nga skandalet më të mëdha financiare dhe korruptive. E gjitha nisi nga një Lavazh që pastronte paratë e super oligarkëve të Brazilit që për vite me radhë kishin paguar qeveritë e majta.

E njëjta skemë ndodh sot në Shqipëri. Sot nga zyrat e shtetit ku jepen leje ndërtimi pastrohen parà të krimit ne betonet e gjoja hoteleve të turizmit!

I jap këto shembuj pasi siç e di i madh apo i vogël, i ditur në ekonomi apo me pak shkollë në ekonomi, një biznes oligark nuk ka mbetur të përfitojë apo t’ia hedhë shtetit tek fatura e kasës fiskale. Jo, jo, evazioni apo mospagimi i taksave vjen si pasojë e manipulimeve, vjedhjeve dhe grabitjeve me apo pa ligj nga oligarkët .

Sot bizneset shqiptare kanë nevojë për taksa të ulëta, një shtet që nuk i shtyp me kërcënime dhe inspektime korruptive. Sipërmarrësit kanë nevojë për një qeveri që lufton kundër krimit ekonomik, oligarkisë dhe mbi të gjitha kanë nevojë për një qeveri që lufton për tregun e lirë dhe konkurencën. Dy parime të cilat Rilindja e Tepsisë për Vete jo vetëm nuk i njeh por i ka armiq.

Janë këto parime mbi të cilat Partia Demokratike ka ngritur propozimet për taksën 9% që do të ulë informalitetin. Do t’i ofrojmë BV një pullë fiskale që asnjë vizitë tatimore për gjoba të mos t’u pengojë aktivitetin. Sipërmarrësve të ndershëm dhe mbi të gjitha shqiptarëve u kemi premtuar ligjin Anti-Oligarki me të cilin do të hetojmë çdo biznes që ka fituar tendera dhe PPP në mënyrë anti-ligjore. Do të kalojnë në sitën e kontrollit çdo biznes që ka abuzuar dhe ka krijuar gropa në buxhet dhe mbi të gjithakushdo që ka pastruar parà përmes betonimit të Tiranës dhe Shqipërisë.

Këtë betejë po lufton Lulzim Basha dhe Partia Demokratike, dhe pikerisht kjo ka shqetesuar shume ne qeveri e jashte saj!/ Opinion.al E.Xh.



Ju sugjerojmë

Përmbytjet vdekjeprurëse, Donald Trump viziton Teksasin
Bota

Përmbytjet vdekjeprurëse, Donald Trump viziton Teksasin

11 Korrik, 2025 9:30 pm
Urdhri i Ramës, Mëlyshi: Asnjë kryebashkiak nuk duhet ta zbatojë
Politikë

Urdhri i Ramës, Mëlyshi: Asnjë kryebashkiak nuk duhet ta zbatojë

11 Korrik, 2025 9:14 pm
Popullsia e BE-së arrin rritje rekord, 450 milionë banorë në 2024
Bota

Popullsia e BE-së arrin rritje rekord, 450 milionë banorë në 2024

11 Korrik, 2025 8:59 pm
Festivali “Umbria Jazz”, policia shqiptare në ndihmë të autoriteteve italiane
Aktualitet

Festivali “Umbria Jazz”, policia shqiptare në ndihmë të autoriteteve italiane

11 Korrik, 2025 8:38 pm
Gjenocidi i Srebrenicës, Marta Kos: Plagë e thellë në historinë europiane!
Politikë

Gjenocidi i Srebrenicës, Marta Kos: Plagë e thellë në historinë europiane!

11 Korrik, 2025 8:24 pm
Mjekët pa Kufij: Ka rritje të madhe të kequshqyerjes në Gazë
Bota

Mjekët pa Kufij: Ka rritje të madhe të kequshqyerjes në Gazë

11 Korrik, 2025 8:08 pm
Ministria e Drejtësisë e Serbisë thotë se ishin në shënjestre të sulmi hakerësh
Rajoni

Ministria e Drejtësisë e Serbisë thotë se ishin në shënjestre të sulmi hakerësh

11 Korrik, 2025 7:57 pm
Incidenti në Theth,përfaqësuesi i IKMT-banorëve:S’ka Zot të vrasë punonjësit e…
Aktualitet

Incidenti në Theth,përfaqësuesi i IKMT-banorëve:S’ka Zot të vrasë punonjësit e…

11 Korrik, 2025 7:35 pm
Bundestagu Gjerman shtyn votimin për emërimin e gjyqtarëve
Bota

Bundestagu Gjerman shtyn votimin për emërimin e gjyqtarëve

11 Korrik, 2025 7:19 pm
Mbi 1300 punonjës shkarkohen nga detyra në Departamentin Amerikan të Shtetit
Bota

Mbi 1300 punonjës shkarkohen nga detyra në Departamentin Amerikan të Shtetit

11 Korrik, 2025 7:00 pm
Para
Shehaj për sistemin e faturave: 15 milionë euro do të shkojnë në Kroaci

Shehaj për sistemin e faturave: 15 milionë euro do të shkojnë në Kroaci

Pse dështoi martesa, çfarë i rrëfeu biografit të familjes princeshë Diana

Mario Balotelli transferohet në Brazil?

Mario Balotelli transferohet në Brazil?
















TE FUNDIT

Përmbytjet vdekjeprurëse, Donald Trump viziton Teksasin

Përmbytjet vdekjeprurëse, Donald Trump viziton Teksasin
11 Korrik, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mbërriti këtë pasdite në Teksas, shteti i zhytur në zi pas përmbytjeve që vranë të...

Lexo më shumë

Urdhri i Ramës, Mëlyshi: Asnjë kryebashkiak nuk duhet ta zbatojë

Urdhri i Ramës, Mëlyshi: Asnjë kryebashkiak nuk duhet ta zbatojë
11 Korrik, 2025

Në një takim me kryetarët e bashkive, kryeministri Edi Rama u kërkoi atyre që të shkarkojnë të gjithë drejtuesit e...

Lexo më shumë

Popullsia e BE-së arrin rritje rekord, 450 milionë banorë në 2024

Popullsia e BE-së arrin rritje rekord, 450 milionë banorë në 2024
11 Korrik, 2025

Migrimi drejt Bashkimit Evropian e ka ngritur popullsinë e saj në një shifër rekord prej 450.4 milionë banorë vitin e...

Lexo më shumë

Festivali “Umbria Jazz”, policia shqiptare në ndihmë të autoriteteve italiane

Festivali “Umbria Jazz”, policia shqiptare në ndihmë të autoriteteve italiane
11 Korrik, 2025

Dy oficerë të Policisë së Shtetit Shqiptar do të angazhohen në shërbimet e rendit dhe sigurisë publike gjatë festivalit të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com