Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Zagreb të Kroacisë. Një 36-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri duke vrarë gjashtë persona dhe më pas ka vrarë veten.
Mediat kroate bëjnë të ditur se Igor Nadj, taksist me profesion, ka vrarë për arsye xhelozie bashkëshorten e tij Maja Tojagic, djalin e saj 10-vjeçar që kishte nga një lidhje e mëparshme, prindërit e saj, Dragomir Tojagic dhe Filjka Tojagic, motrën e saj Josipi Tojagic, si dhe Davor Pauak i cili ishte i dashuri i kësaj të fundit. I vetmi që i mbijetoi kësaj masakre ishte fëmija 2 muajsh që Igor dhe Maja kishin së bashku. Autori ka goditur me breshëri ndaj banesës ku ndodheshin viktimat dhe më pas ka qëlluar veten tij.
Krimi ka ndodhur në lagjen Kajzericë të Zagrebit dhe cilësohet nga mediat vendase si më i rëndi që nga shpallja e pavarësisë së Kroacisë. /Opinion.al