Vangjush Dako thirret nga prokuroria e Krimeve të Rënda, për t’u pyetur për dosjen 339. Thirrja vjen pasi, Departamenti Amerikan i Shtetit e futi atë dhe familjen e tij në “listën e zezë”.
Mësohet se Vangjush Dako do të paraqitet në shtator tek Krimet e Rënda. Një ditë më parë Mattheë Palmer, Zv. ndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë tha se SHBA ka dëshmi të forta në lidhje me aktivitetet e korrupsionit nga ana e zotit Dako.
“Dhe ne kemi autoritetet që janë të nevojshme për të ndërmarrë veprime në përgjigje të kësaj. Do të shpresoja që ky veprim të demonstronte angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të luftuar kundër korrupsionit dhe për të ndërmarrë veprime atje ku ka prova të forta dhe bindëse të praktikës korruptive. Ky është një autoritet që ne e kemi. Është një autoritet që ne me siguri nuk kemi frikë ta përdorim. Dhe është një autoritet që ne besojmë se mund të kontribuojë në procesin e luftimit të korrupsionit publik në Shqipëri dhe gjetkë”, tha Mattheë Palmer.
Pak muaj më parë, Zëri i Amerikës ka publikuar rastin e hetimeve të Prokurorisë për kryetarin e bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, i cili rezulton të ketë mbajtur kontakte me anëtarët e një grupi të krimit të organizuar, i njohur si grupi i “Avdylajve” që dyshohet të jetë përfshirë në blerje votash në ndihmë të tij gjatë zgjedhjeve parlamentare të 2017s. Po ashtu emri i Dakos doli dhe në përgjimet e BILD. / Opinion.al