Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD denoncoi tenderin e uniformave të policisë, Ministria sqaron procedurën

2019/08/02 at 9:19 AM
në Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
PD denoncoi tenderin e uniformave të policisë, Ministria sqaron procedurën

Ministria e Brendshme ka reaguar mbi procedurën e prokurorimit për blerjen e uniformave të policisë së shtetit, duke iu përgjigjur dhe akuzave të ngritura dje nga PD, të cilët thanë se tenderi prej 30 milionë euro është një aferë korruptive dhe se fituesi është paracaktuar nëpërmjet shkeljes së procedurave ligjore.


Në një postim në rrjetin social Facebook, Ministria e Brendshme shkruan se këto pretendime të pavërteta, burojnë kryesisht nga mungesa e njohurive të legjislacionit të prokurimit publik, ndërsa sqarohet i gjithë procesi.

Ministria e Brendshme ka përgënjeshtruar çdo pretendim, në lidhje me procedurën dhe afatet, si dhe ka garantuar se përzgjedhja e fituesit do të realizohet në përputhje me parimet emosdiskriminimit, transparencës dhe barazisë në trajtimin e kërkesave dhe detyrimeve ndaj operatorëve ekonomik

Statusi i plotë:

Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, në cilësinë e organit qendror blerës, ka publikuar me datë 26.07.2019 procedurën e prokurimit “Procedurë e kufizuar, mbi kufirin e lartë monetar – Prokurim Elektronik – Marrëveshje Kuadër me afat 4 vjet”, me objekt: “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”, në emër e për llogari të autoritetit kontraktor, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Duke qenë se, për këtë procedurë prokurimi janë ngritur publikisht disa pretendime të pavërteta, të cilat burojnë kryesisht nga mungesa e njohurive të legjislacionit të prokurimit publik, sqarojmë të gjithë të interesuarit, se:

Së pari, “Procedurë e kufizuar” është një prej llojeve të procedurave të parashikuara nga ligji për prokurimin publik, përmes së cilës çdo operator ekonomik mund të kërkojë të marrë pjesë (Faza e parë – Parakualifikimi), por vetëm operatorët ekonomikë të përzgjedhur në fazën e parë, mund të dorëzojnë oferta teknike dhe ekonomike (Faza e dytë – Ftesa për Ofertë).

Siç e parashikon ligji, procedura e kufizuar mund të përdoret atëherë kur është e domosdoshme të bëhet dallimi ndërmjet fazës së përzgjedhjes, ku trajtohet kualifikimi i kandidatëve dhe fazës së përcaktimit të kontratës fituese, ku shqyrtohet oferta teknike dhe ekonomike.

Procedura e kufizuar (me 2 faza) kombinon disa detyra deri në marrjen e produktit përfundimtar, dhe përdoret për shkak të karakterit shumë të ndërlikuar dhe të veçantë të mallrave e shërbimeve, të cilat mund të furnizohen, sigurohen dhe ekzekutohen nga operatorë ekonomikë, të pajisur me kapacitet të duhur teknik, profesional dhe financiar.

Ndarja në dy faza paraqet kosto më të ulëta ekonomike për operatorët ekonomik të interesuar, të cilët nuk janë të detyruar të përgatisin ofertat ekonomike dhe teknike që në fazën e parë (p.sh. kampione/mostra të mallrave), si dhe kosto më të ulëta administrative për organin qendror blerës.

Të dy fazat e kësaj procedure zhvillohen në rrugë elektronike, përmes platformës së prokurimit elektronik (përveç kampioneve/mostrave të mallrave, që dorëzohen fizikisht ditën e hapjes së ofertave, në fazën e dytë).

Gjendja e tregut vendas dhe atij të huaj e mundëson pjesëmarrjen në fazën e parë të parakualifikimit, të më shumë se dy operatorëve ekonomikë, të cilët mund të marrin pjesë edhe si bashkim operatorësh ekonomikë për të realizuar objektin e prokurimit.

Mallrat dhe shërbimet në lidhje me to, nuk gjenden lehtësisht në treg dhe kanë specifikime teknike e standarde të veçanta, të cilat janë të miratuara me akt nënligjor.

Prokurimi do të realizohet përmes “Marrëveshjes Kuadër”, si një instrument i përcaktuar nga legjislacioni i brendshëm për prokurimin publik dhe nga direktiva e Bashkimit Europian, që në rastin konkret garanton plotësimin e nevojave me uniforma për punonjësit e Policisë së Shtetit në çdo kohë, për një periudhë 4 vjeçare.

Së dyti, afati kohor në dispozicion të operatorëve ekonomik për paraqitjen e kërkesave për pjesëmarrje në Fazën e parë – Parakualifikimi, i përcaktuar në dokumentet e tenderit dhe njoftimin e kontratës është 25 ditë, nga 20 ditë që është afati minimal ligjor.

Në këtë fazë parakualifikuese, operatorëve ekonomik nuk iu kërkohet të përgatisin dhe paraqesin kampione/mostra të uniformave, por vetëm dokumentacionin minimal ligjor të përcaktuar për këtë fazë.

Në përfundim të vlerësimit të kërkesave për pjesëmarrje në fazën e parë dhe respektimit të afateve ligjore të ankimimit administrativ, nëse do të ketë të paktën dy operatorë ekonomik të kualifikuar, atyre do t’ju dërgohet “Ftesa për Ofertë”, në të cilën do të përcaktohet edhe afati kohor në dispozicion për përgatitjen dhe dorëzimin e ofertës teknike dhe ekonomike për fazën e dytë.

Afati minimal i përcaktuar në ligj, për dorëzimin e ofertave në fazën e dytë është 20 ditë, por duke patur parasysh kompleksitetin dhe rëndësinë e procesit të përgatitjes së ofertës teknike dhe ekonomike, ku përfshihen edhe kampionet/mostrat e uniformës dhe dokumente të tjerë teknikë, afati që do të lihet në dispozicion do të jetë mëse i mjaftueshëm dhe i arsyeshëm për përgatitjen e ofertave nga të gjithë operatorët e kualifikuar.

Përsa u sqarua më sipër, përgënjeshtrojmë çdo pretendim, në lidhje me procedurën dhe afatet e saj, si dhe garantojmë, se përzgjedhja e fituesit do të realizohet në përputhje me parimet e mosdiskriminimit, transparencës dhe barazisë në trajtimin e kërkesave dhe detyrimeve ndaj operatorëve ekonomik.

Ftojmë dhe inkurajojmë çdo operator ekonomik të interesuar, vendas dhe të huaj, të marrë pjesë në këtë procedurë prokurimi!

Etiketa: ministriaPDtender


Ju sugjerojmë

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit
Bota

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit

14 Qershor, 2025 11:07 pm
Kosovë/ Vritet me armë zjarri një grua në Qendrën për Punë Sociale
Kronikë

Itali/ 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë nga ish-bashkëshorti

14 Qershor, 2025 10:48 pm
Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë
Sport

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë

14 Qershor, 2025 10:34 pm
Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
Aktualitet

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

14 Qershor, 2025 9:49 pm
Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm
Aktualitet

Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm

14 Qershor, 2025 9:21 pm
SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit
Bota

SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit

14 Qershor, 2025 9:17 pm
Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian
Sport

Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian

14 Qershor, 2025 9:16 pm
Sulmet Izrael-Iran, sulmuesi i Interit bllokohet në Teheran
Sport

Sulmet Izrael-Iran, sulmuesi i Interit bllokohet në Teheran

14 Qershor, 2025 8:36 pm
Lufta Izrael-Iran “lë pa martuar” djalin e Netanyahu-t
Bota

Lufta Izrael-Iran “lë pa martuar” djalin e Netanyahu-t

14 Qershor, 2025 8:02 pm
Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj
Bota

Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj

14 Qershor, 2025 7:33 pm
Para
Gjuhë urrejtje ndaj shqiptarëve, paditet ministri serb

Meta i kthen përgjigje Kuvendit: Shtyva zgjedhjet për të ulur tensionin

Protesta e 8 korrikut, Basha flet për planin e Ramës: Ai dështoi…

Video e Bashës/ Rama hesht për shpalljen non grata të Dakos nga SHBA

PD pyet prokurorinë: Çfarë fsheh Valdrin Pjetri, pse nuk shkel në Itali?

PD pyet prokurorinë: Çfarë fsheh Valdrin Pjetri, pse nuk shkel në Itali?
















TE FUNDIT

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit
14 Qershor, 2025

Irani njoftoi sot se ka lëshuar të paktën 100 raketa si sulm hakmarrës dhe kundërpërgjigje ndaj Izraelit mbrëmjen e sotme...

Lexo më shumë

Itali/ 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë nga ish-bashkëshorti

Kosovë/ Vritet me armë zjarri një grua në Qendrën për Punë Sociale
14 Qershor, 2025

Një tjetër ngjarje tronditëse ka goditur Italinë. Një grua 45-vjeçare me origjinë shqiptare është vrarë brutalisht me thikë të shtunën...

Lexo më shumë

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë
14 Qershor, 2025

Rino Gattuso pritet të jetë trajneri i ri i kombëtares italiane. Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, dëshiron...

Lexo më shumë

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
14 Qershor, 2025

Ka mbërritur në Gjykatën e Lartë rekursi i paraqitur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Siç shihet edhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com