Një 24-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet se ka sulmuar dhe grabitur dy gra, me të cilat ishte njohur online.
Mediat italiane raportojnë se në pranga kanë rënë dhe dy të mitur, bashkëpunëtorë të shqiptarit.
Ngjarja ka ndodhur në rajonin e Perugias, dhe mësohet se kanë qenë gratë e sulmuara ato që njoftuan policinë, teksa treguan se ishin sulmuar dhe grabitur nga tre të rinj, që i kishin njohur në internet, të cilët iu kishin vjedhur edhe një shumë të madhe eurosh./Opinion.al