Një përleshje masive mes efektivëve të Policisë Bashkiake dhe pronarëve të disa dyqaneve ka ndodhur këtë të mërkurë pranë doganës.
Pronarët e dyqaneve në këtë zonë kundërshtojnë vendosjen e kangjellave anës rrugës, me argumentin se ato dëmtojnë biznesin e tyre.
Për disa minuta ata janë përleshur me policinë bashkiake, ndërsa është dashur ndërhyrja e forcave të rendit për të qetësuar situatën.
Kjo video është dërguar në redaksinë e Opinion.al nga kalimtar i rastit, ndërsa nga policia ende nuk ka asnjë reagim./ Opinion.al
https://www.facebook.com/opinioni.al/videos/338707500405934/