Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të vizitojë Poloninë nga 31 gushti deri më 2 shtator, për të marrë pjesë në ceremonitë e 80-vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
Kjo shënon vizitën e dytë të presidentit Trump në Poloni, që nga korriku i vitit 2017. SHBA ka shprehur vazhdimisht se Polonia është ndër partnerët më të afërt të Uashingtonit në Evropë, ndërsa bashkëpunimi midis dy vendeve bazohet në fushën e mbrojtjes dhe të energjisë.
Axhenda e plotë nuk është bërë e ditur nga asnjëri kabinet, por dihet me siguri se më 1 shtator, presidenti Trump do të marrë pjesë në një ceremoni në Varshavë, e cila shënon 80 vjetorin e pushtimit nazist të Polonisë, më 1939.
Rreth 6 milion qytetarë polakë u vranë, gjysma e tyre hebrenjë, dhe vendi u shkatërrua tërësisht përgjatë viteve të luftës./Opinion.al