Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush është në gjendje të thotë çfarë rruge ka marrë Europa?

2019/07/29 at 11:10 AM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 5 min
A A
Kush është në gjendje të thotë çfarë rruge ka marrë Europa?

A jemi budallallepsur të gjithë apo ka filluar dielli të nxehë shumë dhe unë nuk jam më në gjendje të mendoj kthjellët për të kuptuar, pse e shoh të zezë të ardhmen e Europës? Kundërshtarët polakë të Europës kanë zenë sot vend në parlamentin e BE, gjysma e Polonisë qesh, gjysma tjetër mërzitet. Këtu kemi mbërritur 15 vjet pas pranimit në BE? Këtë pyetje i bëra vetes një mëngjes kur isha duke qëndruar në një verandë diku në Poloninë jugore, dhe lexoja këto tituj gazetash. Një varg i tërë politikanësh narcistë, të cilëve u pëlqen vetja dhe janë mendjelehtë. Në Poloni, Gjermai. Austri, Britani të Madhe dhe në Amerikë, kudo nga të hedhësh sytë e njëjta gjë. A kujtojnë njerëzit se i kanë punët mirë, apo mendojnë se nuk marrin asnjë thërrime nga torta, apo zemërohen vetëm sepse fqinji i tyre e ka makinën më të mirë? Unë vendosa këtë mëngjes që një javë rresht të lexoj vetëm titujt e gazetave, vetëm sa për të parë nëse vazhdon të ekzistojë bota që njoh unë. Nga veranda ime asgjë nuk duket në rregull, sidoqoftë. Bari është zverdhur, në maj nuk ka rënë shi sa duhet, pema e mollës nuk ka bërë asnjë frut, dhe nuk dëgjohet asnjë zhuzhurimë e bletëve dhe grenzave të fqinjit. Megjithatë është shumë bukur në qetësi, dhe kafja shijon. Në Berlin i nxehti ishte bërë i padurueshëm. Librat mezi lexoheshin dhe lajmet ishin të lodhshme. Një dëshirë e madhe për të mos u marrë me asnjë gjë, për të shijuar kohën e lirë, dëshira për ajër dhe liri u shfaq tek unë që me fillimin e verës.


Njëkohësisht fillova të flisja për politikë me miqtë, familjarët, fqinjët dhe pasagjerët që takoja në tren. Kush është përgjegjës për gjendjen e krijuar, apo janë ambicjet tona më të mëdha se duhet, kush është në gjendje të më thotë çfarë rruge ka marrë Europa? Pse nuk janë gjërat më si duhet? Çfarë mendojnë njerëzit? Përgjigjet që japin politikanët i dimë përmendësh. Çfarë mendojnë polakët Jan dhe Maria Müller-Kowalskis? Për çudi përgjigjen ma dhanë menjëherë. Dukej sikur ata kishin pritur që të pyeteshin. Ata donin të më tregonin aq shumë gjëra, saqë mua mu desh të bëja hile për të dalë nga biseda.

Perime patriotike

Në Poloni politika është tema e parë e bisedave kur njerëzit takohen për kafe, kur takohen në piknik, tek pika e karburantit, kur presin autobuzin, trenin, tek dyqani i luleve dhe tek tregu i qytetit, kur shkova për të blerë domate polake.

Kastravecat “kombëtarë”, domatet dhe kumbullat kombëtare zgjuan tek tregu një diskutim që morri përmasa gjigande tek.

Si është më mirë që luleshtrydhet të shiten si “produke rajonale” apo si fruta kombëtare? A janë nacionalistë të këqinj njerëzit që preferojnë produktet lokale kurse ata që vlejnë domate të standartizuara nga Hollanda dhe Spanja, janë europianë të fortë?

Këtë pyetje unë e bëra me ironi, por ajo është një pyetje me të cilën me siguri do merremi gjatë këto kohë. Gjyshja ime ishte mishërimi i një ideali të cilin e synojmë edhe ne sot. Ajo vinte nga një botë rrezja e të cilës ishte 30 kilometra. Ajo ushqehej dhe jetonte gjithë jetës së saj me produkte rajonale dhe biologjike, pa i quajtur ato si të tilla, për të mos folur pastaj sa “bio” ishte ajo vetë. 40 vjet më vonë unë jetoj 600 kilometra larg vendit ku ka jetuar gjysha ime, dhe pi një limonatë bio të bërë me fruta guave dhe speca, një limonatë që shijon si shëllira e specave turshi. Limonata është prodhuar në Hamburg, por në shishe nuk shkruhet nga vijnë përbërësit e saj. Një dilemë e përditshme, për të cilën unë nuk isha e vetëdijshme kur bleva limonatën për të shuar etjen.

Udhëtimet edukojnë

Mua më pëlqen të udhëtoj me tren. Në mes të qershorit tek stacioni i trenit në Stettin pashë një burrë të moshuar me të bijën. Vajza, në mes të njëzetave, dukej e bukur, e veshur mirë por pak në stres. Mua mu krijua përshtypja që ajo donte vetëm që të vinte treni dhe të merrte të atin e ta largonte nga andej. Jo se vajza ishte e pasjellshme. Ajo e përqafoi të atin dhe e falenderoi, por lehtësimi iu duk në fytyrë kur erdhi treni. I ati dukej sikur vinte nga kohë të tjera, direkt nga vitet 80-të, me pantallona të vjetra dhe me një qese plastike në dorë. Ai dukej si një nga fshatarët e fëmijërisë time. Unë mendoj se ai ka ardhur të ndihmojë të bijën për t’ u zhvendosur në shtëpi të re, mbase e ka ndihmuar edhe ta lyej shtëpinë.

Ata të dy jo vetëm që vijnë nga breza të ndryshëm, por vijnë edhe nga botë të ndryshme. Unë mendova me vete që me siguri ia jep votën partisë polake në pushtet, partisë “Ligji dhe drejtësia” (PiS), pra konservator i djathtë, si të thuash një stereotip klasik polak, i moshuar, burrë, idhtar i PiS. Për çudinë time, fati e donte që ky burrë të ulej përballë meje në tren. Unë kisha në dorë një libër për skandalet e pedofilisë në kishën katolike polake. Lexova pak prej tij, morra frymë thellë, e lashë librin dhe fillova të shikoj rivierën. Libri zgjoi interes dhe u bë shkak për të filluar një bisede me dy gra të ulura afër meje. Asnjëra nga ato nuk kishte mirëkuptim për kishën, ato thanë se janë katolike e megjithatë nuk kishin ndër mend të besonin retorikën e peshkopëve polakë, që e deklaronin çdo skandal si rast të ndodhur vetëm një herë.

Fjalim i flaktë për Europën në trenin rajonal polak

Burri me qese plastike në dorë nuk fliste. Gratë zbritën nga treni unë morra në dorë librin dhe fillova të lexoj. Mbas një ore ai më pyeti nga vij unë. Iu përgjegja, nga Polonia jugore, por që jetoj prej 20 vjetësh në Berlin. Përgjigjen për këtë pyetje unë e kam vështirë ta jap. Burri më hapi zemrën. Ai filloi të lëvdonte rrugët e reja në Poloni dhe shprehu habinë për subvencionet e mëdha për bujqësinë. “Për herë të parë kemi marrë ndihmë të tillë”, tha ai duke shprehur gëzimin që e bija mëson tani gjuhë të huaja, që turistët gjermanë vizitojnë Poloninë dhe, që më në fund ne e shohim njëri tjetrin si fqinjë dhe jo si armiq. Por ai shau qeverinë polake. Unë nuk i besoja veshëve, kur dëgjova në këtë udhëtim me trenin rajonal nga Stetini në Svinemynde këtë fjalim të flaktë për Europën. Dhe më zuri turpi kur mendova sa gabim e kisha kur e paragjykova burrin fillimisht. Ai u largua duke me uruar fundjavë të këndshme dhe zbriti nga treni në një stacion, ku nuk dukej të kishte asnjë shtëpi.

Kur u ktheva me tren nga Stetini përballë meje ishin ulur të rinj polakë që kishin veshur bluza me shqiponjën polake dhe me mbishkrimin “Vdekje armiqve të atdheut”. Ata pinin birra dhe shkonin për të punuar në Berlin. Krah tyre, gra polake që punojnë duke mbajtur të moshuarit, flisnin duke thënë se në vend që të kujdesen për nipërit dhe mbesat duhet të shkojnë të kujdesen për të moshuarit në Gjermani. Ne nuk hapëm ndonjë bisedë. Dy orë rrugë me tren tregojnë se jeta është më komplekse se shumë libra analitikë.

Urszula Ptak, është publiciste polake që shkruan për historinë dhe politikën aktuale. Në vitin 2019 ajo morri çmimin gjermano- polak për gazetari, çmimin Tadeusz-Mazowiecki.



Ju sugjerojmë

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
Rajoni

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

7 Qershor, 2025 2:32 pm
Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

7 Qershor, 2025 2:17 pm
“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
Sport

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

7 Qershor, 2025 2:11 pm
Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
Bota

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

7 Qershor, 2025 2:01 pm
Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Para
Rruga fundoset pak pas kryerjes së investimit 300 milionë lekë

Rruga fundoset pak pas kryerjes së investimit 300 milionë lekë

Digjet për herë të dytë lokali tek “Rana e Hedhun”

Digjet për herë të dytë lokali tek "Rana e Hedhun"

Teatri Kombëtar, Soreca: Çështje delikate, e politizuar… Një porosi kam!

Teatri Kombëtar, Soreca: Çështje delikate, e politizuar... Një porosi kam!
















TE FUNDIT

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
7 Qershor, 2025

Vetëm në pesë muajt e parë të vitit 2025 në Kosovë janë regjistruar së paku dhjetë raste të reja të...

Lexo më shumë

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
7 Qershor, 2025

Fusha e vendgrumbullimit të mbeturinave në lagjen “24 Maji” të qytetit të Vlorës është përfshirë nga flakët parditen e kësaj...

Lexo më shumë

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
7 Qershor, 2025

Ndërkohë që ora e përballjes mes Shqipërisë dhe Serbisë po afrohet, atmosfera në kampin kuqezi është tejet e ngrohtë dhe...

Lexo më shumë

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
7 Qershor, 2025

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka pranuar se Izraeli është duke mbështetur një grup të armatosur në Gazë, që kundërshton...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com