Pak kohë më parë “The Sun” kishte publikuar një shkrim në të cilin thuhej se dukesha Meghan Markle dhe Princ Harry i kishin vendosur disa dhe kufizime fqinjëve në vendin ku banonin.
Madje sipas shkrimit, banorët ishin mbledhur në një takim të posaçëm ku iu prezantua një listë e gjatë rregullash si: nuk duhej t’i flisnin Meghan dhe Harryt, nuk duhej të preknin qenin e tyre, apo të ofronin ndihmë për kujdesin ndaj ndaj djalit.
Por duket se ky lajm dhe shkrimi nuk janë të vërtetë pasi për këtë gjë ka reaguar vetë Pallati Mbretëror.
“Dukesha dhe Duka nuk e kanë kërkuar këtë gjë, ata as që e dinë dhe nuk kanë lidhje me rregullat që thuhet se janë vendosur prej tyre”, -ka thënë një zëdhënës i pallatit mbretëror. Lidhur me këtë situatë kanë folur edhe vetë banorët, të cilët i kanë mohuar të gjithë zërat.
“Është e çuditshme. Ne asnjëherë nuk kemi dëgjuar diçka të tillë. Çdokush që jeton këtu e di se si duhet të sillet me pjesëtarët e familjes mbretërore”, -ka thënë një banor.
Nuk është hera e parë që për Dukeshën dhe Princin shkruhen gjëra të tilla, të cilat detyrohen gjithnjë t’i përgënjeshtrojnë./Opinion.al/