Lidhja e re e këngëtares me origjinë shqiptare Dua Lipa, me vëllain me motrave Hadid është në qendër të vëmendjes së mediave.
Në fillim u mendua e kishte nisur lidhjen me Anwar Hadid pa u ndarë ende nga ish i dashuri i saj, Isaac Carew, por duket se e vërteta ka qenë tjetër.
Sipas mediave të huaja ka qenë Anwar i cili fillimisht pëlqente Duan dhe muzikën e saj. Më herët ai ishte deklaruar si fans i Duas, ndërkohë që diçka të tillë kishte bërë edhe këngëtarja, pasi ishte shprehur se pëlqente muzikën që bën Anwar.
Pasi u deklarua se Dua dhe Isaac i kishin dhënë fund lidhjes së tyre, Anwar e bindi këngëtaren për një takim dhe kështu nisën historinë e tyre të dashurisë.
Tashmë ata nuk fshihen më dhe duket se kalojnë mjaft kohë së bashku duke shijuar romancën e tyre./Opinion.al/