Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Boçi: Tarifat nuk përgjysmohen, përgatituni për përballjen me studentët

2019/07/27 at 6:51 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Deputeti i PD i përgjigjet Nikollës: MASR s’ka kryer detyrimet për dëftesat

Ish-deputeti demokrat, Luçiano Boçi, ka reaguar pas deklaratës së ministrisë, e cila theksoi se pakti po ecën në rrugë të mbarë.


Me anë të një statusi në Facebook, Boçi shkruan se tarifat mbesin në kurriz të studentëve, teksa shton se në deklaratën informuese të Ministrisë, pranohet paturpësisht se tarifat e Bachelorit nuk do të përgjysmohen.

Ish-deputeti nënvizon se nuk ka rritje të buxhetit për arsimin dhe përgjysmimi i vjetshëm ishte thjesht loja momentale, për të fikur protestën studentore teksa nuk harron të paralajmërojë Ministrinë të përgatitet për përballjen e rradhës me protestën studentore.

Reagimi i plotë:

TARIFAT MBESIN…NË KURRIZ TË STUDENTËVE
Ministria e Arsimit, e cila e ka nxjerrë prej kohësh nga shinat Arsimin e lartë e jo vetëm atë (por dhe Akademinë, Arsimin parauniversitar, Kërkimin shkencor), në deklaratën e saj informuese, pranon paturpësisht atë që ne denoncuam për tarifat e pa përgjysmuara për Bachelor e të pa rishikuara për Master.
TARIFAT MBESIN, përcakton Ministria, duke sfiduar kështu publikisht kërkesën themelore të studentëve dhe duke shkelur me krenari prej budallai, zotimin brenda paktit.
TARIFAT MBESIN, sepse nuk ka rritje të buxhetit për arsimin, siç e kërkuan studentët dhe siç shkruante Pakti.
TARIFAT MBESIN, sepse Rama nuk vendosi për përgjysmim me VKM, sic e parashikin ligji, të shumës tavan për Universitetet.
Përgjysmimi i vjetshëm pra, ishte thjesht LOJA momentale, për të fikur protestën studentore.
Ministria mashtron, kur thotë se subvencionoi vjet 2.3 miliard lekë paketë financiare.
Lekët e vjetshme iu morën me dhunë universiteteve, duke i lënë pa investime, funksione e shërbime, sepse buxheti për arsimin e Lartë as u rishikua e as ndryshoi.
Ekselentët dhe familjet në nevojë janë mbështetur sistematikisht që para 2013 dhe këtu nuk ka asnjë risi nga Ministria.
Këto TARIFA TË MBETURA, do nxjerrin në mes të katër rrugëve mijëra maturantë në pamundësi ekonomike dhe do detyrojnë të marrin rrugët e Europës e rajonit mijëra të tjerë.
Vetëm një fakt tronditës mjafton:
Vjet aplikuan për të ikur jashtë Shqipërisë gati 9 mijë maturantë.
Sivjet numri i tyre ka kapur shifrën 11 mijë. Pra 2 mijë më shumë. Kjo sepse një Bachelor+Master kushton më shumë në Shqipëri se Gjermani.
Gjendja e ambienteve universitare e konvikteve në tërësi, pavarësisht ndihmës gjermane, mbetet skandaloze dhe Universitetet nuk kanë mundësi financiare ndërhyrëse.
Ndërkohë, gama e përfitimeve për studentët që mbajnë kartën e studentit është krejt qesharake e tallëse.
Asnjë përfitim për qeranë, shpenzime për libra e mjete mësimore, apo për ushqim.
Në vend të tyre, me ironi studentit i shkruhet si favor: Hyn falas në bibliotekën e lagjes!!!!!
Bordet vazhdojnë të dominohen nga Ministria dhe studentët nuk kanë rol vendimmarrës.
Ndërsa loja e pisët me pedagogët, për t’i vënë kundër studentëve e anasjelltas, u demaskua me emërimet e atyre që akuzohen për plagjiaturë, në postet drejtuese të PS dhe pushtetit lokal.
Ministria e Arsimit do bënte mirë që sot të heshte dhe të përgatitet për përballjen e rradhës me protestën studentore.

Etiketa: bocitarifauniversitet


Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Ja si i tjetërsoi provat për një grua të dhunuar efektivi i policisë

Aksident në Fier, plagoset një polic

Ankthi gjithnjë e më në rritje, cilat janë 7 hapat për ta reduktuar atë

Ankthi gjithnjë e më në rritje, cilat janë 7 hapat për ta reduktuar atë

Basha: Të ndalim zbrazjen e vendit, projektin më të zi të Edi Ramës

Basha: Të ndalim zbrazjen e vendit, projektin më të zi të Edi Ramës
















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com