Tashmë këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa dhe partneri i saj i ri Anwar Hadid nuk fshihen më. Ata shfaqen së bashku kudo të përqafuar dhe duke u puthur.
Por duket se ata kanë filluar edhe të veshin rrobat e njëri-tjetrit. Në fotot e para së bashku kur po ndiqnin një festival, Dua kishte veshur një xhaketë të gjerë me lule.
Të njëjtën xhaketë kishte të veshur edhe partneri i saj gjatë një darke së bashku në Hollywood. Kujtojmë se vetëm pak javë më parë Dua i dha fund lidhjes së saj me ish-të dashurin Isaac Carew./Opinion.al/