Nën kryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho deklaroi se opozita do të vijojë protestat si rrugën e vetme për t’iu imponuar kryeministrit Edi Rama që të pranojë kërkesat e PD-së për qeveri tranzitore, që të përgatisë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Në një intervistë televizive ai u shpreh se negociata do të ketë mes shumicës dhe opozitës, por theksoi se Rama nuk ka pranuar asnjë nga kërkesat përveç Kodit Zgjedhor, por sipas Spahos ku është problemi më i vogël.
“Rruga të çon drejt zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme. Nëse në 30 qershor do të kishte përplasje e gjitha kostoja do i faturohej PD-së. U evitua një përplasje civile.
Nuk duam të vijmë në pushtet me dhunë apo me kosto të rënda për vendin. Ne do të vijojmë me protesta, që ti imponohemi qeverisë Rama. I mbetemi pozicionit tonë, duam qeveri provizore. Spektri politik të bjerë dakord për një datë dhe pa Ramën kryeministër. Negociata do të ketë, pasi si do të zgjidhet kriza nëse nuk ka negociata? Nëse bihet dakord për këto parime, si do të ketë negociata? Shumica nuk ka pranuar vetëm se për Kodin Zgjedhor, por kjo është një nga pikat. Askush nuk i ka kërkuar Ramës të negociojë reformën në drejtësi” tha ai./ Opinion.al