Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryemadhi: Reforma në drejtësi u deformua nga rilindasit

2019/07/22 at 7:41 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kryemadhi: Reforma në drejtësi u deformua nga rilindasit

Tre vite pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi, Monika Kryemadhi ishte e drejtpërdrejtë më atë që ndodhi më pas. Në një postim në rrjetet sociale kryetarja e LSI-së shprehet se deformimi i bërë, me koshiencë të plotë nga rilindasit, në implementimin e paketës së reformës në drejtësi ka sjellë një situatë kaotike.

“Mungesa e Gjykatës Kushtetuese, ka çuar në miratimin me forcën e kartonit të verbër të ligjeve antikushtetuese në Parlament, të propozuara nga maxhoranca rilindase. Ligje që janë qartësisht në dëm të interesit publik, por pa asnjë mundësi reale ku mund të mbrohet qytetari përballë arrogancës, paligjshmërisë dhe arbitraritetit të qeverisë. Mungesa e Gjykatës së Lartë ka çuar në mbi 30.000 çështje të bllokuara për gjykim, ku qytetarët nuk fitojnë dot të drejtën e tyre. Në vend të barazisë para ligjit, sistemi i kapur i drejtësisë prej organizatës së Rilindjes është kthyer në promotorin më të madh të pabarazisë ndaj qytetarit dhe interesit publik përballë qeverisë dhe interesave korruptive të pushtetit. Ligji për Teatrin; ku prona publike rrëmbehet për t’ia dhuruar një oligarku, i cili tashme na është kthyer si një bashkëpronar 50% me 50% në Bashkinë e Tiranës”, shkruan zonja Kryemadhi.

Po ashtu sipas saj një deformim tjetër kjo reformë ka marrë dhe me zgjedhjen e Prokurores së Përkohshme të Përgjithshme me 69 vota. Sipas saj qytetarët nuk prisnin këtë reformë.

“Pavarësisht, të gjitha defekteve të deritanishme të reformës, të cilat nuk vijnë si pasojë e ndryshimeve kushtetuese të bëra për t’i hapur rrugë reformës në drejtësi, por janë si devijime që i janë bërë kësaj reforme nga mazhoranca për të mbrojtur veten, ortakët e tyre në ekonomi dhe bashkëpunëtoret e tyre në krimin e organizuar, unë dhe LSI sot jemi edhe më të vendosur se 3 vite më parë në nevojën imediate për reformën në drejtësi, për çlirimin e saj nga kapja politiko-klienteliste, të pavarësimit dhe rritjes së integritetit të sistemit të drejtësisë në Shqipëri”./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Situata nga moti në Qarkun Korçë, përmbytje në disa bashki, rritet niveli i lumenjve
Aktualitet

Situata nga moti në Qarkun Korçë, përmbytje në disa bashki, rritet niveli i lumenjve

19 Nëntor, 2025 3:31 pm
Ronaldo në Shtëpinë e Bardhë, i ftuar në darkën e Donald Trump
Bota

Ronaldo në Shtëpinë e Bardhë, i ftuar në darkën e Donald Trump

19 Nëntor, 2025 2:32 pm
Shehaj debat me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca deputetin
Kryesore

Shehaj debat me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca deputetin

19 Nëntor, 2025 1:45 pm
Rama prezanton buxhetin: Gjithçka si rezultat i rritjes ekonomike
Aktualitet

Rama prezanton buxhetin: Gjithçka si rezultat i rritjes ekonomike

19 Nëntor, 2025 12:41 pm
Berisha në SPAK për 21 janarin: Nuk u qëllua nga brenda kryeministrisë
Aktualitet

Berisha në SPAK për 21 janarin: Nuk u qëllua nga brenda kryeministrisë

19 Nëntor, 2025 11:43 am
Rama prezanton buxhetin, opozita i kthen kurrizin
Kryesore

Rama prezanton buxhetin, opozita i kthen kurrizin

19 Nëntor, 2025 11:17 am
Moti i keq, dhjetëra fshatra dhe disa lagje në Gjirokastër pa energji
Aktualitet

Moti i keq, dhjetëra fshatra dhe disa lagje në Gjirokastër pa energji

19 Nëntor, 2025 10:25 am
“21 Janari”, Sali Berisha paraqitet në SPAK
Aktualitet

“21 Janari”, Sali Berisha paraqitet në SPAK

19 Nëntor, 2025 9:43 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Reshje të dendura shiu dhe dëborë në verilindje, si parashikohet moti për sot

19 Nëntor, 2025 8:28 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 19 nëntor 2025

19 Nëntor, 2025 7:45 am
Para
Soreca: Vullnet politik për luftën ndaj korrupsionit, palët të dialogojnë

Soreca tregon sa milionë € ka "hedhur" BE për reformën në drejtësi

SHBA: Shkrirja e Gjykatave tregon se përse reforma ishte e nevojshme

SHBA: Shkrirja e Gjykatave tregon se përse reforma ishte e nevojshme

Lëvizje në disa prokurori, kush janë drejtuesit e rinj

A mund të blihet drejtësia e re?

TE FUNDIT

Situata nga moti në Qarkun Korçë, përmbytje në disa bashki, rritet niveli i lumenjve

Situata nga moti në Qarkun Korçë, përmbytje në disa bashki, rritet niveli i lumenjve
19 Nëntor, 2025

Reshjet intensive gjatë 24 orëve të fundit kanë shkaktuar një sërë problemesh në qarkun e Korçës, duke vënë në veprim...

Lexo më shumë

Ronaldo në Shtëpinë e Bardhë, i ftuar në darkën e Donald Trump

Ronaldo në Shtëpinë e Bardhë, i ftuar në darkën e Donald Trump
19 Nëntor, 2025

Në mënyra dhe fusha të ndryshme, Donaldo Trump dhe Cristiano Ronaldo janë dy prej njerëzve më me influencë në botë....

Lexo më shumë

Shehaj debat me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca deputetin

Shehaj debat me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca deputetin
19 Nëntor, 2025

Kreu i Partia Mundësia, Agron Shehaj dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku janë përfshirë në një debat të ashpër në seancën e...

Lexo më shumë

Rama prezanton buxhetin: Gjithçka si rezultat i rritjes ekonomike

Rama prezanton buxhetin: Gjithçka si rezultat i rritjes ekonomike
19 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama prezantoi në Kuvend buxhetin e vitit 2026 dhe paketën fiskale që e shoqëron. Buxheti që socialistët kanë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com