Situata tek Unaza e Re, atje ku banorët protestojnë prej muajsh në mbrojtje të banesave të tyre është tensionuar pasi banorët kanë ndezur zjarr e kanë grumbulluar gurë për shkak të prezencës së shtuar të policisë.
Klevis Balliu, ish-deputetit i Partisë Demokratike shkruan se siç e ka paralajmëruar Rama kërkon viktima ndaj ka dërguar FNSH për të ndaluar heronjtë e Unazës së Re që të protestojnë, siç ua lejon Kushtetuta duke provokuar dhunë dhe duke bërë arrestime të paligjshme në një zonë, e cila sipas tij momentalisht është në shtet rrethim.
Statusi i Balliut
Siç e kam paralajmëruar Edi Rama kërkon viktima dhe sot ka sjellë FNSH dhe gjithë Policinë e Shtetit për të ndaluar heronjtë e Unazës së Re që të protestojnë, siç ja lejon Kushtetuta duke provokuar dhunën dhe bërë arrestime të paligjshme tek Unaza. Gjithçka ndodh sot është faji i Edvin Kristaq Ramës. I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar që ti bëjë thirrje qeverisë të tërhiqet për të parandaluar dhunën. Unaza momentalisht është në shtet rrethim për të provokuar dhunë.”