Irani mohon pretendimin e SHBA-së se marina amerikane ka rrëzuar një dron iranian në Ngushticën e Hormuzit.
Zëvendësministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha në një postim në Twitter se Teherani “nuk ka humbur ndonjë dron në Ngushticën e Hormuzit apo gjetkë”, ndërsa zëdhënësi i forcave të armatosura të Iranit, Abolfazl Shekarchi, tha se të gjithë dronët iranianë janë kthyer në bazat e tyre.
Korpusi i Gardës Revolucionare të Iranit paralajmëroi se së shpejti do të publikojë imazhe që hedhin poshtë pretendimet e Trumpit dhe SHBA-së.
Tensionet midis dy vendeve janë në rritje ndjeshëm prej vitit të shkuar kur Trump është tërhequr nga një marrëveshje bërthamore, dhe ka rikthyer sanksionet ekonomike kundër Iranit./Opinion.al