Asnjëra nga skuadrat shqiptarë nuk ja ka dalë të kalojë raundin e parë të eliminatoreve të Europa League.
Dy skuadrat e fundit që shpresonin tek një mrekulli, Laçi dhe Kukësi, u skualifikuan mbrëmjen e sotme.
Laçi humbi me rezultatin 1-0 në tansfertën me Hapoel Beer Shevën. Ata u mbrojtën mirë për 70 minuta duke i mbajtur shpresat gjallë për një gol që do ti siguronte kalimin në fazën tjetër. Por goli i Sabag do ti shuante atyre shpresat. Ndeshja e parë mes tyre përfundoi në barazim 1-1.
Nga ana tjetër Kukësi priti Debrecenin në “Elbasan Arena”. Megjithëse me praninë e pak tifozëve, të besuarit e Gjokës e nisën më së miri duke shënuar në minutën e 17’. Pjesa e parë do të ofronte shumë raste për Kukësin por që nuk mundën të finalizoheshin. Në pjesën e dytë skuadra hungareze arriti të shënonte pas një gafe të Frashrit. Me rezultatin e ndeshjes së parë 3-0 në favor të Debrecenit, barazimi 1-1 do të thotë skualifikim edhe për Kukësin.
Tashmë Partizani është skuadra e vetme shqiptare që shpreson ende për një kualifikim në Europa League. /Opinion.al