Përpjekja për të nisur procedurat për nxjerrjen në votëbesim të presidentit amerikan, Donald Trump, u bllokua në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së.
Kongresmeni demokrat nga Teksasi, Al Green, e paraqiti rezolutën pasi Dhoma e Përfaqësuesve votoi për të dënuar sulmet verbale të Trumpit kundër katër kongresmeneve amerikane. Megjithatë, rezoluta e tij nuk siguroi mbështetje të mjaftueshme, sepse edhe një pjesë e mirë e demokratëve votuan kundër saj.
Trump tha se përpjekjet qesharake për ta nxjerrë atë në votëbesim tani kanë marrë fund.
“Kjo nuk duhet të lejohet kurrë që t’i ndodhë një presidenti tjetër të Shteteve të Bashkuara”, shkroi Trump në Twitter.
Përpjekja për votëbesim erdhi pasi Trump sulmoi në Twitter katër kongresmene amerikane, të cilave iu kërkoi të “kthehen” në vendet nga të cilat ato “kanë ardhur”, duke ngjallur një zemërim të gjerë në mesin e demokratëve.
Presidenti nuk i përmendi në mënyrë direkte gratë në postimet e tij në Twitter, por konteksti e bëri të qartë lidhjen me to. Sidoqoftë Trump i mohoi akuzat, dhe u shpreh se nuk ka asnjë kockë raciste në trupin e tij./Opinion.al