Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Socialistët kërkojnë shkarkimin e Malajt duke shkelur ligjin

2019/07/16 at 11:10 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
ICTS edhe në Bankën e Shqipërisë? Reagon Guvernatori

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste kërkon të shkarkojë Arben Malajn si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, por procedura duket e pambështetur në ligj dhe mund të përbëjë një presion të papërshtatshëm të Parlamentit ndaj një institucioni të pavarur.

Në dokumentin, me anë të të cilit propozohet shkarkimi, vlerësohet se Malaj ka shkelur Kodin e etikës së Bankës së Shqipërisë pasi “në cilësinë e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës, në asnjë nga daljet publike nuk ka trajtuar çështje që mund t’i shërbejnë publikut për edukimin e tij ose për informimin e publikut për veprimtari të Këshillit Mbikëqyrës, në kufijtë e lejuar nga legjislacioni i fushës”.

Shkarkimi i një anëtari të Këshillit Mbikëqyrës, përcaktohet nga Ligji për Bankën e Shqipërisë, i cili parashikon se ata “…mund të shkarkohen nga Kuvendi me propozim të shumicës së anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës, kur personi i propozuar për shkarkim gjatë ushtrimit të detyrës ka shkelur rëndë etikën e punës dhe ka cënuar thellë interesat e Bankës së Shqipërisë”. Ky përcaktim i ligjit nuk i lë hapësirë parlamentit të veprojë pa patur më parë një vendim nga vetë Këshilli.

Por për ta anashkaluar këtë, deputetëve socialistë, u është dashur t’i hyjnë interpretimeve ligjore, ndonëse për rastin në fjalë ligji është mëse i qartë. Ata i janë referuar Kodit të Procedurave Administrative, dhe sjellin në vëmendje faktin që Parlamenti në rezolutën për Bankën e Shqipërisë, të miratuar në Maj të këtij viti ka kërkuar që

“Këshilli të marrë në shqyrtim zbatimin e Kodit të Etikës nga anëtarët e tij..”, por që deri më tani sipas tyre nuk është reflektuar në veprimtarinë e Këshillit. Për pasojë, sipas deputetëve socialistë, atyre u lind e drejta që “kur një detyrë nuk zbatohet, apo refuzohet të zbatohet nga zyrtari i ngarkuar me ligj, atëherë kompetenca mund të ushtrohet drejtpërdrejt nga organi që ka detyrimin ligjor për të vendosur në lidhje me çështjen”, shkruhet në dokument duke ju referuar Kodit të Procedurave Administrative.

Propozimi për shkarkimin e Malajt, mbështetet nga 28 deputetë socialistë, me në krye, drejtuesin e grupit parlamentar Taulant Balla. Të njëjtët që vetëm 6 muaj më parë i dhanë një mbështetje të hapur kandidaturës së Arben Malaj, për rikonfirmimin e tij si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës, madje duke zgjedhur sërish të anashkalojnë procedurat parlamentare, të cilat parashikojnë që kandidatët i nënshtrohen më parë seancave dëgjimore në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave.

Malaj ishte i vetmi që më 21 Dhjetor të vitit të kaluar, mori kartonët e socialistëve, pa kaluar seancën dëgjimore, siç ndodhi me kandidatët e tjerë konkurrentë./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Trump: Rënia e çmimeve të energjisë do ta detyrojë Putinin të mos vrasë më njerëz
Bota

Trump: Rënia e çmimeve të energjisë do ta detyrojë Putinin të mos vrasë më njerëz

5 Gusht, 2025 10:30 pm
Trump i dërgon letër Osmanit, e falënderon për bashkëpunimin
Rajoni

Trump i dërgon letër Osmanit, e falënderon për bashkëpunimin

5 Gusht, 2025 9:48 pm
Përmbytje, trafik dhe kaos… Pasojat e pak minutave shi në Vlorë
Aktualitet

Përmbytje, trafik dhe kaos… Pasojat e pak minutave shi në Vlorë

5 Gusht, 2025 9:30 pm
U-19/ Shqipëria luan miqësoren e parë me Italinë
Kryesore

U-19/ Shqipëria luan miqësoren e parë me Italinë

5 Gusht, 2025 9:09 pm
Çështja Epstein, Bill dhe Hillary Clinton thirren për të dëshmuar
Bota

Çështja Epstein, Bill dhe Hillary Clinton thirren për të dëshmuar

5 Gusht, 2025 8:53 pm
Kina dhe Rusia përfundojnë ushtrimet detare pesëditore në Detin e Japonisë
Bota

Kina dhe Rusia përfundojnë ushtrimet detare pesëditore në Detin e Japonisë

5 Gusht, 2025 8:29 pm
MED25 vjen në Shqipëri: Një udhëtim drejt një Mesdheu më njerëzor
Aktualitet

MED25 vjen në Shqipëri: Një udhëtim drejt një Mesdheu më njerëzor

5 Gusht, 2025 8:09 pm
Vdes Ion Iliescu, udhëheqësi i parë postkomunist i Rumanisë
Bota

Vdes Ion Iliescu, udhëheqësi i parë postkomunist i Rumanisë

5 Gusht, 2025 7:55 pm
Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë
Aktualitet

Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë

5 Gusht, 2025 7:47 pm
Auto-Skicë
Bota

Mediat izraelite: Netanyahu do të propozojë ripushtimin e plotë të Gazës

5 Gusht, 2025 7:31 pm
Para
Von der Leyen: Mbështes hapjen e negociatave me Shqipërinë

Von der Leyen: Mbështes hapjen e negociatave me Shqipërinë

Opinion/ Debatusit e rinj!

Opinion/ Debatusit e rinj!

Eurodeputetja franceze: Ballkani, aspak i gatshëm për anëtarësim në BE

Eurodeputetja franceze: Ballkani, aspak i gatshëm për anëtarësim në BE

TE FUNDIT

Trump: Rënia e çmimeve të energjisë do ta detyrojë Putinin të mos vrasë më njerëz

Trump: Rënia e çmimeve të energjisë do ta detyrojë Putinin të mos vrasë më njerëz
5 Gusht, 2025

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka deklaruar këtë të martë, më 5 gusht, se rënia e çmimeve të energjisë mund...

Lexo më shumë

Trump i dërgon letër Osmanit, e falënderon për bashkëpunimin

Trump i dërgon letër Osmanit, e falënderon për bashkëpunimin
5 Gusht, 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pranuar të martën një letër nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës,...

Lexo më shumë

Përmbytje, trafik dhe kaos… Pasojat e pak minutave shi në Vlorë

Përmbytje, trafik dhe kaos… Pasojat e pak minutave shi në Vlorë
5 Gusht, 2025

Qyteti i Vlorës është përfshirë pasditen e së martës nga një stuhi e beftë shiu, e cila shkaktoi probleme serioze...

Lexo më shumë

U-19/ Shqipëria luan miqësoren e parë me Italinë

U-19/ Shqipëria luan miqësoren e parë me Italinë
5 Gusht, 2025

Shqipëria U-19 luajti pasditen e sotme takimin e parë miqësor kundër Italisë U-19. Në takimin e zhvilluar në Novarello Sporting...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com