Nadir Shah Sahibzada, gazetar afgan, është gjetur i vrarë në krahinën Paktiya të Afganistanit.
Mësohet se, më herët gazetari ishte rrëmbyer nga persona ende të paidentifikuar dhe më pas është ekzekutuar.
Lajmi për vdekjen e Nadir Shah Sahibzada e konfirmoi dhe kryeredaktori i radios “Zëri i Gardiz-it”, në të cilën ai punonte.
Jalalzey thekson se Sahibzada nuk ka pasur problem as mosmarrëveshje me askënd, dhe se ende nuk dihet motivi për vrasjen e tij.
Ndërkohë, duke iu referuar të dhënave të Zyrës nacionale për mbështetje të lirisë së mediave, gjatë vitit 2019, në Afganitant janë vrarë gjashtë gazetarë për shkak të detyrës./ Opinion.al E.Xh.