Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

1909/ I akuzuar për nxitjen e trazirave, intervista me Ismail Qemalin

2019/07/12 at 2:37 PM
në -Kulturë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
1909/ I akuzuar për nxitjen e trazirave, intervista me Ismail Qemalin

“Le Temps” ka botuar, të enjten e 10 qershorit 1909, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me reagimin e Ismail Qemalit ndaj akuzave për nxitje trazirash në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Ismail Qemali dhe çështja e Shqipërisë

Korrespondenti ynë na shkruan nga Athina :

Disa gazeta kanë riprodhuar nga Konstandinopoja informacionin se Ismail Qemal Beu është akuzuar për nxitjen e trazirave në Shqipëri. Para se të largohej nga Athina, ky burrë i shquar shteti shqiptar më bëri këto deklarata :

“Unë i kundërshtoj këto zhurma me mohimin më të plotë dhe më formal. Janë armiqtë politikë dhe kundërshtarë të Partisë Liberale që i përhapin këto shpifje. Të më akuzosh për kryengritjen e Shqipërisë është shpifje e pastër.

Sa i përket aspiratave kombëtare të Shqipërisë, ato janë aq legjitime dhe konsistente me ruajtjen e Perandorisë dhe të ekuilibrit ballkanik se as unë, as ndonjë patriot shqiptar nuk do të turpërohemi t’i shpallim ato.

Që prej kur i shërbej Perandorisë, kurrë nuk kam munguar të punoj për të pajtuar interesat e përgjithshme të saj me interesat e veçanta të Shqipërisë, sepse këto interesa identifikohen në gjithçka dhe kudo. Në të vërtetë, Perandoria Osmane nuk mund të ishte ndër fuqitë e qytetëruara të botës, nëse nuk do të ruante pronat e saj evropiane dhe të respektonte me përpikmëri sistemin kushtetues.

A mund të injorojë Turqia shërbimet që shqiptarët i dhanë çështjes liberale gjatë revolucionit të korrikut të vitit të kaluar dhe dobinë për atë të ekzistencës së një Shqipërie të mirëorganizuar si një pjesë integrale e Perandorisë ? Shqiptarët, me guximin e tyre të njohur dhe pozitën gjeografike të vendit të tyre, janë elementi i vetëm i aftë për të ruajtur autoritetin e Perandorisë Osmane në Evropë. Politikanët e regjimit të ri do të kryenin gabimet më të rënda politike nëse nuk e pranonin këtë të vërtetë.

Shqipëria dëshiron të lidhë fatin e saj me atë të Perandorisë Osmane dhe sistemin kushtetues të cilin ajo është gati të shërbejë, por ajo kurrë nuk do të lejojë që të trajtohet si një racë inferiore ose të vendoset nën kujdestari.”

Nga Aurenc Bebja, Francë, Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania, : https://www.darsiani.com/la-gazette/le-temps-1909-i-akuzuar-per-nxitjen-e-trazirave-ne-shqiperi-intervista-me-ismail-qemalin-ne-athine/

Etiketa: athineintervisteismail qemali

Ju sugjerojmë

PD, a do të shkojë në Parlament?Berisha: Do ketë një Komision Hetimor për krimin …
Politikë

PD, a do të shkojë në Parlament?Berisha: Do ketë një Komision Hetimor për krimin …

25 Gusht, 2025 2:33 pm
Kosova ndalon në Jarinjë një të dyshuar për krime lufte
Rajoni

Kosovë/ Policia arreston dy të dyshuar për trafikim emigrantësh

25 Gusht, 2025 2:18 pm
Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet me urdhër të SPAK ish-kryebashkiaku socialist
Aktualitet

Hiqej si shoferi i kancelares së SPAK-ut, arrestohet një person në Tiranë

25 Gusht, 2025 2:05 pm
Ndërtimet pa leje, Rama paralajmëron: Masa goditëse brenda ditësh për “symbyllurit”
Kryesore

Ndërtimet pa leje, Rama paralajmëron: Masa goditëse brenda ditësh për “symbyllurit”

25 Gusht, 2025 1:37 pm
Cilët do të jenë deputetët e Kuvendit, kush rikthehet dhe kush ulet për herë të parë
Kryesore

Cilët do të jenë deputetët e Kuvendit, kush rikthehet dhe kush ulet për herë të parë

25 Gusht, 2025 1:18 pm
Izraeli godet një spital në Gaza: 15 persona të vrarë, përfshirë dhe gazetarë
Bota

Izraeli godet një spital në Gaza: 15 persona të vrarë, përfshirë dhe gazetarë

25 Gusht, 2025 12:58 pm
A do t’i blejë Serbia aksionet ruse në NIS?
Rajoni

A do t’i blejë Serbia aksionet ruse në NIS?

25 Gusht, 2025 12:42 pm
Homazhet për Zhejin/ Bulku: Të deshëm dhe të duam shumë! Flloko: Ike shumë shpejt!
Aktualitet

Homazhet për Zhejin/ Bulku: Të deshëm dhe të duam shumë! Flloko: Ike shumë shpejt!

25 Gusht, 2025 12:34 pm
Lapaj tregon arsyet në ‘Opinion’ pse Dashnor Sula nuk u fut në listat e “Shqipëria Bëhet”
Kryesore

Kolegji Zgjedhor rrëzon Adriatik Lapajn, mandati i takon Ana Dajkos

25 Gusht, 2025 12:21 pm
Homazhet për Artur Zhejin, Berisha: Personalitet i gazetarisë dhe publicistikës!
Kryesore

Homazhet për Artur Zhejin, Berisha: Personalitet i gazetarisë dhe publicistikës!

25 Gusht, 2025 12:08 pm
Para
Masat e reja ekstreme të FIFA-s kundër racizmit

Masat e reja ekstreme të FIFA-s kundër racizmit

Prindërit e Dua Lipës ‘pro’ të dashurit të vjetër të këngëtares

Prindërit e Dua Lipës 'pro' të dashurit të vjetër të këngëtares

Zyrtare, Griezmann lojtar i Barcelonës

Zyrtare, Griezmann lojtar i Barcelonës

TE FUNDIT

PD, a do të shkojë në Parlament?Berisha: Do ketë një Komision Hetimor për krimin …

PD, a do të shkojë në Parlament?Berisha: Do ketë një Komision Hetimor për krimin …
25 Gusht, 2025

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha thotë se pas nisjes së punimeve të Kuvendit të ri në shtator, do të kërkojë ngritjen...

Lexo më shumë

Kosovë/ Policia arreston dy të dyshuar për trafikim emigrantësh

Kosova ndalon në Jarinjë një të dyshuar për krime lufte
25 Gusht, 2025

Dy persona janë arrestuar të dielën e 25 korrikut nën dyshimin për trafikim me emigrantë, njoftoi Policia e Kosovës këtë...

Lexo më shumë

Hiqej si shoferi i kancelares së SPAK-ut, arrestohet një person në Tiranë

Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet me urdhër të SPAK ish-kryebashkiaku socialist
25 Gusht, 2025

Policia e Tiranës ka arrestuar një persona në Tiranë, i cili hiqej si shofer i kancelares së Prokurorisë së Posaçme....

Lexo më shumë

Ndërtimet pa leje, Rama paralajmëron: Masa goditëse brenda ditësh për “symbyllurit”

Ndërtimet pa leje, Rama paralajmëron: Masa goditëse brenda ditësh për “symbyllurit”
25 Gusht, 2025

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se shembja e objekteve të paligjshme nuk është vetëm një aksion i përkohshëm, por një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com