Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e studentes greke Helen Topaloudu, nga dy të rinj, ku njëri prej tyre ishte shqiptar.
Media greke “Zougla”, shprehet se hetuesit kanë zbuluar se djali grek 21 vjeç, disa orë pasi është vrarë studentja ka kërkuar në “Facebook” për të folur me një vajzë me inicialet A.CH, duke e ngacmuar atë. Ai i dërgoi asaj mesazhe të përsëritura dhe e ka telefonuar shpesh.
Por, ajo e ka refuzuar atë, më pas greku ka kërkuar dhe për katër vajza të tjera “Facebook”.
Po ashtu, mësohet se 21-vjeçari natën e vrasjes së studentes, ka kërkuar në internet dhe në “You Tube” për filma pornografikë.
Ndërkohë, shqiptari ishte njohur me greken Helenë vetëm një ditë përpara se ajo të vritej më 26 nëntor, 2018.
Pasi kanë vrarë studenten, dy të rinjtë kanë parë llogarinë e saj në “Facebook” dhe dy herë të tjera.
Nga hetimet, është zbuluar se në llogarinë e “Facebook” ntë grekut, dikush është futur 13 herë.
Një tjetër detaj tronditës është se pas krimit, greku fliste me miqtë e tij në “Facebook” sikur asgjë nuk kishte ndodhur, duke diskutuar më një mikun e tij orarin për të shkuar në palestër.
Biseda e grekut me mikun e tij është në kohën që vrasja e studentes ishte publikuar në media.
Babai i grekut ka konfirmuar për autoritetet greke se djali i tij dhe shqiptari janë takuar edhe pas vrasjes së Elenës.
Ai tha se ishte shqiptari i cili kishte shkuar në banesën e grekut, dhe sipas babait të grekut, ai ka ndikuar për keq tek djali i tij./ Opinion.al E.Xh.