Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD: Gjyqtarët kanë në dorë të ardhmen e vendit

2019/07/10 at 3:02 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
PD: Gjyqtarët kanë në dorë të ardhmen e vendit

Partia Demokratike ka ngritur pretendimin se tashmë është në dorë të gjykatave që procesi i 30 qershorit të shpallet jo i ligjshëm.


Në nje deklaratë për mediat, sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se “ekziston akoma mundësia që votimet e 30 qershorit të refuzohen edhe “de juro” si të paligjshme. Këtë mund ta bëjnë gjykatat në të gjithë Shqipërinë”.

Që ta bëjnë këtë, gjykatat kanë dy mënyra sipas tij. E para që gjyqtarët të mos vërtetojnë si të vlefshëm mandatet dhe e dyta të pezullojnë gjykimin derisa dekreti i presidentit të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese.

Sipas ish-deputetit Bardhi, gjyqtarët duhet ti referohen ligjeve të vendit dhe të mos i nënshtrohen kërcënimeve me vetting nga kryeministri Rama.

“Sipas ligjeve të vendit, që një Kryebashkiak të marrë detyrën, mandati i tij duhet të vërtetohet nga gjykata, nëse është marrë në përputhje me Kushtetutën, nëse është fituar apo jo në zgjedhje të organizuara në mbështetje të Dekretit të Presidentit. Nëse gjyqtarët do të tregojnë integritet, do t’i binden ligjit dhe nuk do t’i nënshtrohen kërcënimeve me vetting apo me mjete të tjera mafioze, të përdorura më parë nga Edi Rama, vendimi i tyre është shumë i thjeshtë: të respektojnë kompetencën kushtetuese të Presidentit për të shpallur datën e zgjedhjeve” tha Bardhi.

Ai shtoi se dhe në raportin e ODHIR cilësohet qartë se dekreti i presidentit mund të shqyrtohet vetëm nga Gjykata Kushtetuese. Pra për sa kohë që ajo nuk është shprehur, dekretet mbeten në fuqi gjë që rrjedhimisht e bën procesin e 30 qershorit jo të vlefshëm ligjërisht.

Prandaj sekretari i përgjithshëm i PD i bën thirrje gjyqtarëve të mbrojnë shtetin e së drejtës duke i dhënë kohë krijimit të Gjykatës Kushtetuese dhe vendimit të saj për dekretet e presidentit. Vetëm pas kësaj, ata le të vendosin për mandatet dhe zgjedhjet e 30 qershorit.

“Kjo është pengesa e fundit institucionale mes demokracisë dhe diktaturës! Është pengesa e fundit institucionale që Edi Rama të marrë nën kontroll të plotë, me votime të paligjshme, edhe hallkën e fundit të pushtetit në vend, pushtetin lokal” mbylli Gazment Bardhi deklaratën. /Opinion.al

 

 

Etiketa: gazment bardhigjyqtaretpartia demokratike


Ju sugjerojmë

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet në Tiranë, reagon PS: Vendimi nuk prek…
Politikë

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet në Tiranë, reagon PS: Vendimi nuk prek…

9 Tetor, 2025 5:04 pm
Vuçiç: Serbia kurrë nuk ka kërkuar sanksione kundër Kosovës
Rajoni

Vuçiç: Dërgesa me dronë nga Turqia në Kosovë është e paligjshme

9 Tetor, 2025 4:54 pm
Gjykata Kushtetuese shqyrton më 21 qershor mandatin e Olta Xhaçkës
Aktualitet

Zgjedhjet në Tiranë/Kushtetuesja rrëzon Presidentin,vendimi përfundimtar në 31 tetor

9 Tetor, 2025 4:51 pm
Gjykata pezulloi zgjedhjet, Berisha: Mbrojtën Kushtetutën nga horrat e shtetit
Kryesore

Gjykata pezulloi zgjedhjet, Berisha: Mbrojtën Kushtetutën nga horrat e shtetit

9 Tetor, 2025 3:52 pm
Iu sekuestrua telefoni nga SPAK, “Kushtetuesja”: Qytetares i është cënuar e drejta
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese pezullon dekretin e Presidentit për zgjedhjet

9 Tetor, 2025 2:23 pm
Mbledhja e gjyqtarëve/Simoni flet për sigurinë:Nuk mund të shtyhet më në këto kushte
Aktualitet

Mbledhja e gjyqtarëve/Simoni flet për sigurinë:Nuk mund të shtyhet më në këto kushte

9 Tetor, 2025 1:44 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Dhunoi avokatin avokatin në Fier, arrestohet 49-vjeçari

9 Tetor, 2025 1:32 pm
Arrihet marrëveshja Izrael-Hamas, shpërthen festa në Gaza dhe Tel Aviv
Bota

Arrihet marrëveshja Izrael-Hamas, shpërthen festa në Gaza dhe Tel Aviv

9 Tetor, 2025 12:32 pm
Seanca në Kuvend, Balla: PD ofendoi ministrat, Sali Berisha nuk do normalitet
Kryesore

Seanca në Kuvend, Balla: PD ofendoi ministrat, Sali Berisha nuk do normalitet

9 Tetor, 2025 12:29 pm
Berisha: E mbyllën seancën sapo përmenda Arubën, dëshmon tmerrin e Edi Ramës
Kryesore

Berisha: E mbyllën seancën sapo përmenda Arubën, dëshmon tmerrin e Edi Ramës

9 Tetor, 2025 12:28 pm
Para
Lazarati/ Avokati: 11 koka turku, vrasësi i efektivit Ibrahim Basha i lirë

Vrasja e efektivit në Lazarat, ekstradohet nga SHBA i riu

Parashikimi i motit, temperaturat ulen deri në -12 °C

Si do të jetë moti gjatë javës, çfarë thonë meteorologët

‘Truke’ për të reduktuar sasinë e ushqimit që konsumoni

'Truke' për të reduktuar sasinë e ushqimit që konsumoni
















TE FUNDIT

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet në Tiranë, reagon PS: Vendimi nuk prek…

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet në Tiranë, reagon PS: Vendimi nuk prek…
9 Tetor, 2025

Partia Socialiste ka reaguar në lidhje me pezullimin e dekretit të presidentit Bajram Begaj, që vendosi datën 9 nëntor si...

Lexo më shumë

Vuçiç: Dërgesa me dronë nga Turqia në Kosovë është e paligjshme

Vuçiç: Serbia kurrë nuk ka kërkuar sanksione kundër Kosovës
9 Tetor, 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Serbia kërkon nga Turqia që të respektojë të drejtën ndërkombëtare dhe interesat e...

Lexo më shumë

Zgjedhjet në Tiranë/Kushtetuesja rrëzon Presidentin,vendimi përfundimtar në 31 tetor

Gjykata Kushtetuese shqyrton më 21 qershor mandatin e Olta Xhaçkës
9 Tetor, 2025

Bajram Begaj u gjet në shkelje nga Gjykata Kushtetuese. Dekreti i tij për të caktuat një datë zgjedhjesh edhe për...

Lexo më shumë

Gjykata pezulloi zgjedhjet, Berisha: Mbrojtën Kushtetutën nga horrat e shtetit

Gjykata pezulloi zgjedhjet, Berisha: Mbrojtën Kushtetutën nga horrat e shtetit
9 Tetor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përshëndeti vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e zgjedhjeve vendore në Tiranë. “Mbrojtën Kushtetutën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com