Policia kufitare e Rinasit ka arrestuar dy turq të cilët do të udhëtonin nga Shqipëria drejt Kanadasë. Gjatë kontrollit të dokumentacionit, punonjësit e policisë dyshuan se vizat e turqve S.S. 39 vjeç dhe H.C. 41 vjeç ishte false.
Nga ekzaminimi në laborator, rezultoi se vizat ishin të falsifikuara. Dy udhëtarët turq u arrestuan në flagrancë me akuzën e falsifikimit të vizave dhe falsifikimit të dokumenteve.
Gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2019, Policia Kufitare e Rinasit ka proceduar dhe arrestuar 457 persona për vepra të ndryshme penale.
Gjithashtu u është refuzuar dalja nga Shqipëria e 1157 qytetarëve pasi nuk plotësonin kushtet për udhëtim në zonën Schengen. Ndërsa 60 shtetas të huaj nuk janë lejuar të hyjnë në Shqipëri./ Opinion.al