Zyrtarë të Koresë së Veriut thonë se një student nga Australia ka spiunuar për disa media.
Bëhet fjalë për Alek SigleyKoreja e Veriut akuzon një student si agjent spiunazhi, 29 vjeç, i cili është arrestuar para disa ditësh por më pas është lënë përsëri i lirë. Ai u raportua i humbur në fundin e muajit qershor, por u lirua të enjten, pasi zyrtarët suedez në Phenjan u takuan me përfaqësuesit e Qeverisë së Koresë së Veriut.
Një prej website që ka publikuar shkrimet e tij, NK News, ka mohuar pretendimet e Phenianit se studenti australian ka shërbyer si spiun. Sipas tyre, ai thjesht “kishte prezantuar qëndrimin e tij politik lidhur me jetën në Phenjan” me anë të shkrimeve të tij.
Sigley ka jetuar në Phenian teksa ka ndjekur studimet në Universitetin Kim Il-sung. Ai nuk ka komentuar se pse është arrestuar. Pasi është liruar nga autoritetet koreanoveriore, studenti australian është larguar për në Japoni, ku jeton gruaja e tij.
Por, agjencia shtetërore e lajmeve të Koresë së Veriut, KCNA, të shtunën raportoi se Sigley “në disa raste ka transferuar informacione, përfshirë fotografi dhe analiza që ai ka mbledhur gjatë udhëtimeve të tij në Phenian”.
Po sipas KCNA, Koreja e Veriut ka vendosur ta deportojë Sigleyn pasi ai ka pranuar se ka qenë spiun. Kjo është një praktikë që Koreja e Veriut bën shpesh me shtetasit e huaj duke i akuzuar për spiunim dhe për “akte armiqësore”. /Opinion.al