Ish-ministrit të Financave Arben Ahmetaj u shpreh ditën e djeshme gjatë një interviste televizive se herët ose vonë do të arrihet një dialog mes opozitës dhe qeverisë.
Pas kësaj deklarate ka reaguar ish-deputeti i PD, Agron Shehaj, i cili shprehet se opozita nuk do të bëjë kurrë një marrëveshje me kryeministrin Edi Rama.
Shehaj shprehet se opozita nuk doli nga Kuvendi për të rritur pazarin, por për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Ish-deputeti i PD ka hedhur akuza dhe për ish-ministrin Ahmetaj, duke thënë se është i korruptuar dhe se duhet të ndëshkohet.
LEXO EDHE: Dialog mes qeverisë dhe opozitës? Ahmetaj: Do ketë…
“S’do të ketë kurrë marrëveshje me Edi Ramën. Nuk dolëm nga parlamenti për të rritur pazarin, as për të marrë pushtetin në tavolinë, por sepse duam zgjedhje të lira dhe të ndershme. Me Edi Ramën në qeveri dhe po nuk u ndëshkuan ministrat e korruptuar si Ahmetaj, nuk mund të ketë zgjedhje të lira. Kthesa e vërtetë në Shqipëri mund të ndodhë vetëm nëse hetohet kryeministri, dhe nëse Rama dënohet, do jetë një leksion për të gjithë politikanët e ardhshëm.”- shkruan Shehaj./ Opinion.al E.Xh.