Arba Kokalari, eurodeputetja e parë me origjinë shqiptare ka filluar sot zyrtarisht punë si anëtare e Parlamentit Europian.
“Qw nga sot jam zyrtarisht anëtare e Parlamentit Europian” shkruan Arba në faqen e saj në Facebook.
Kokalari u zgjodh si eurodeputete në muajin maj të këtij viti. Ajo është pjesë e partisë së Moderuar të Suedisë, e cila fitoi 17.6 % të votave të përkthyera në 4 deputetë në PE.
Ajo ka lindur në Tiranë dhe më pas ka emigruar drejt Suedisë së bashku me familjen. 32 vjeçarja është mbesa e Musine Kokalarit, veprimtare politike e kulturore dhe shkrimtare shqiptare, si dhe një ndër disidentet e para gra ndaj sistemit komunist. /Opinion.al