Është rritur bilanci i viktimave nga aksidenti i ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të Kapshticës, ku humbën jetën dy gra, Anjeza dhe Almira Ganiu, kunata mes tyre.
Ndërkohë, sot bëhet e ditur se ka ndërruar jetë dhe fëmija katër vjeçar, pasi nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra gjatë aksidentit.
Mësohet se mbrëmjen e djeshme një nga viktimat ka ndërruar jetë menjëherë, në vendngjarje, ndërsa gruaja e dytë në spital.
Të tre viktimat e këtij aksidenti ishin këmbësor, teksa janë përplasur për vdekje nga një makinë që drejtohej nga një person në gjendje të dehur./ Opinion.al E.Xh.