21.6% është pjesëmarrja e shqiptarëve në votimet e 30 qershorit. Të paktën kjo është shifra e dhënë nga KQZ, në një proces që si nga votimi dhe numërimi drejtohet vetëm nga PS.
Sipas zëdhënëses së KQZ-së 771 mijë e 863 qytetarë kanë ushtruar sot të drejtën e votës. Publikimi i kësaj pjesëmarrjeje erdhi pas rreth tre orësh nga përfundimi i orarit zyrtar të votimeve.
Mbi 3.5 milion shqiptarë të cilët figurojnë në listat e zgjedhësve kishin të drejtë vote në këto zgjedhje.
Ndërkohë Shqipëria në zgjedhjet parlamentare 2017 regjistroi 1,614,479 votues sipas KQZ dhe PS mori 764791 vota. / Opinion.al