Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Alfred Moisiu: Po bëhemi më keq se në 91-shin, klasa politike e paaftë

2019/06/29 at 6:27 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Alfred Moisiu: Po bëhemi më keq se në 91-shin, klasa politike e paaftë

Duke folur nga pozitat e një njeriu që ka qenë president në kohë krizash të thella politike në Shqipëri, për Alfred Moisiun ne po kthehemi mbrapa në vitin 1991 dhe për këtë përgjegjëse është e gjithë klasa politike.

Në një intervistë televizive, ish presidenti i Shqipërisë cilësoi se kjo është një krizë artificiale, pra e krijuar nga vetë aktorët politikë, por që pasojat janë reale dhe ndikojnë në zhvillimin e vendit.

Për Moisiun opozita ka të drejtë në disa aspekte por ai nuk bie dakord me rrugën e zgjedhur prej tyre për ‘luftuar këtë betejë’. Vendimi i opozitës për të dalë nga parlamenti për të është i gabuar, po ashtu dhe shtyrja e datës 30 qershor pasi do të krijonte një precedent të rrezikshëm. Ai dha gjithashtu shembullin nga eksperienca personale se si në 2007 arriti të bindte palët politike.

“Kjo situatë nuk është e mirë dhe nuk duhet të ndodhte. Për këtë ka përgjegjësi e gjithë klasa politike shqiptare. Po ekspozojmë një pjesë të keqe të shoqërisë shqiptare. Kriza është artificiale, mirëpo ndikimi është real.  Opozita ka të drejtë në disa aspekte. Duhet kthjellësi, e cila ka humbur. Po kthehemi pas si në vitin 1991. Nëse shtyhet data 30 qershor si datë për zgjedhje, i hapet rrugë një precedenti të rrezikshëm. Kudo ka probleme në zgjedhje. Opozita nuk duhet të tërhiqet, por të luftojë politikisht. Nuk duhet të lëvizte 30 qershori, pasi do të kishte precedent. Kjo situatë ka ndodhur edhe më 2007, mblodha partitë dhe në fund u arrit vendimi. Në orën 24:00 u firmos marrëveshja mes forcave politike parlamentare.  Kur isha president, unë arrita të bind palët politike. I kërkova ndryshime në atë kohë Kuvendit”, deklaroi Moisiu.

Ish-presidenti shtoi gjithashtu se gjërat nuk duhet të kishin ardhur në këtë pikë kur mund të ishin sqaruar që më parë. Për të roli i ndërkombëtarëve është pozitiv por në raste të tilla situata duhet zgjidhur vetëm nga aktorët vendas.

“Kishte kohë dhe nuk e kuptoj pse nuk janë mbledhur për 4 muaj. Kjo situatë është e çmendur. Nuk mundet dhe nuk duhet të kishin arritur në këtë ditë. Kjo situatë aspak nuk duhej lejuar, as nga mazhoranca, as nga opozita. Ne jemi demokraci e brishtë. Ne kemi tradita diktature dhe jo demokratike. Kjo është arsyeja përse ndërkombëtarët vijnë dhe na takojnë, zhvillojmë biseda etj. Nuk bën keq ndërkombëtarët që nuk ndërhynë. Këto gjërat duhet të zgjidhen vetë. Kjo tregoi se klasa politike jonë është e paaftë” tha Moisiu. /Opinion.al

Etiketa: Alfred Moisiusituata politikezgjedhjet

Ju sugjerojmë

Durrës/ Vidhte para dhe aksesorë në mjetet e pushuesve, në pranga 40-vjeçari
Aktualitet

Durrës/ Vidhte para dhe aksesorë në mjetet e pushuesve, në pranga 40-vjeçari

7 Gusht, 2025 10:35 am
Franca lufton zjarrin më të madh që nga viti 1949
Bota

Franca lufton zjarrin më të madh që nga viti 1949

7 Gusht, 2025 10:23 am
Mbi 48 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës gjatë korrikut
Aktualitet

Mbi 48 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës gjatë korrikut

7 Gusht, 2025 10:07 am
Plagosja e dyfishtë në Sarandë, policia shpall në kërkim dy vëllezërit
Aktualitet

5 të arrestuar për vdekjen e minatorit në Bulqizë

7 Gusht, 2025 9:37 am
Gjermanët kalojnë ulur më shumë se dhjetë orë në ditë
Bota

Gjermanët kalojnë ulur më shumë se dhjetë orë në ditë

7 Gusht, 2025 9:27 am
Trump paralajmëron Kievin se “Ukraina mund të bëhet ruse një ditë”
Bota

Tarifat e reja të Trumpit hyjnë në fuqi, preken edhe vendet e Ballkanit Perëndimor

7 Gusht, 2025 9:20 am
Si po ndikon politika ekonomike e Trumpit?
Bota

Si po ndikon politika ekonomike e Trumpit?

7 Gusht, 2025 9:10 am
Rubio paralajmëron dialog strategjik me Serbinë
Bota

Rubio paralajmëron dialog strategjik me Serbinë

7 Gusht, 2025 9:00 am
Shqipëria ka çmime më të larta se Europa për inputet e investimeve
Aktualitet

Shqipëria ka çmime më të larta se Europa për inputet e investimeve

7 Gusht, 2025 8:48 am
Le Figaro: Shqipëria mes destinacioneve më të mira kulturore për të udhëtuar
Aktualitet

Le Figaro: Shqipëria mes destinacioneve më të mira kulturore për të udhëtuar

7 Gusht, 2025 8:38 am
Para
Ish-Presidenti tregon prapaskenat: Si e zgjidha krizën politike me pica e çaj

Nesër përplasje civile? Moisiu: Populli t'i bëjë zap politikanët!

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, i riu arrestohet në Lezhë

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, i riu arrestohet në Lezhë

Shkodër/ Hapen me forcë shkollat e mbyllura, reagon bashkia

Shkodër/ Hapen me forcë shkollat e mbyllura, reagon bashkia

TE FUNDIT

Durrës/ Vidhte para dhe aksesorë në mjetet e pushuesve, në pranga 40-vjeçari

Durrës/ Vidhte para dhe aksesorë në mjetet e pushuesve, në pranga 40-vjeçari
7 Gusht, 2025

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 40-vjeçar,  pasi vidhte shuma parash dhe aksesorë në automjetet e pushuesve, motoçikleta...

Lexo më shumë

Franca lufton zjarrin më të madh që nga viti 1949

Franca lufton zjarrin më të madh që nga viti 1949
7 Gusht, 2025

Zjarrfikësit francezë po luftojnë për të tretën ditë radhazi për ta vënë nën kontroll zjarrin më të madh në Francë...

Lexo më shumë

Mbi 48 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës gjatë korrikut

Mbi 48 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës gjatë korrikut
7 Gusht, 2025

Kalaja e Gjirokastrës ka qenë një nga destinacionet më të vizituara gjatë muajit korrik, duke tërhequr mbi 48 mijë turistë...

Lexo më shumë

5 të arrestuar për vdekjen e minatorit në Bulqizë

Plagosja e dyfishtë në Sarandë, policia shpall në kërkim dy vëllezërit
7 Gusht, 2025

Policia ka arrestuar pesë persona pas vdekjes së një minatori. Ngjarja ndodhi të mërkurën e 6 gushtit në një subjekt...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com