Kryeministri Edi Rama gjatë takimit përmbyllë së fushatës, ka folur nga Vlora dhe për përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “Bild”.
Rama u ndal te përgjimet ku ishte i përfshirë ish-ministri Damian Gjiknuri. Kryeministri Rama tha se ai nuk po thoshte asgjë që e lidhte me shit-blerjen e votës, por vetëm “tërmet, tërmet, tërmet”
komentoi sërish përgjimet e nxjerra nga Bild për Dibrën, ku mes personazheve është kapur edhe Damian Gjiknuri që thotë ‘tërmet, tërmet’ pas rezultatit të zgjedhjeve.
“Me Damianin që e kapën në përgjime. Edhe cfarë po thoshte, tërmet, tërmet. Tani ata që na përgjojnë nga televizori, ta shikojnë tërmetin këtu. Përgjime të bëra në 2016 dhe të mbajtura në kasafortën si minë me sahat për të hedhur në erë Shqipërinë“,-tha Rama./ Opinion.al E.Xh.