Partia demokratike ka shpërndarë një video nga momenti kur është shkatërruar dera e Pallatit të Sportit në Shkodër, brenda të cilit ndodheshin materialet zgjedhore.
Sipas PD, përfaqësuesit e Partisë Socialiste së bashku me nipin e deputetit të PS, Luan Harusha, ndërsa policia nuk i ka ndaluar.
Njoftimi i PD
Video eshte momenti kur përfaqësues të Partisë Socialiste në Shkodër më në krye nipin e deputetit të PS, Luan Harusha, sulmojnë me dhunë Pallatin e Sportit ne Shkoder, nen administrimin e Bashkise, duke thyer me forcë derën e këtij institucioni. Policia bashkiake e Shkodrës, e cila ka nën menaxhim këtë institucion I ka ndaluar, ndërkohë që në momentin kur arrin policia e rendit autorët largohen nga vendi I ngjarjes pa u ndaluar nga uniformat blu.
Në vendngjarje janë 4 makina
Një Volkswagen Passat ngjyrë jeshile e cila ka targën Sh 3573 E, Një Peugeot e bardhë me targë Sh 1782 E, Një Merecedes Benz CLS me targë AA 007, pronari i te cilit është Ergys Harusha, nipi i deputetit të Partisë Socialiste, Luan Harusha./ Opinion.al E.Xh.