Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga përgjimet te përsëritja e zgjedhjeve, çfarë të rejash na tha Palmer

2019/06/28 at 7:21 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Nga përgjimet te përsëritja e zgjedhjeve, çfarë të rejash na tha Palmer

Zv/ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Matthew Palmer tha disa gjëra që nuk ishin përmendur më parë nga zyrtarët amerikanë në lidhje me situatën në Shqipëri.

Çështja e nxehtë e përgjimeve ishte një nga ato tema për të cilën shpesh herë është kërkuar një opinion, kryesisht nga amerikanët, të cilët kishin ndenjur të heshtur deri tani. Pyetjes se çfarë komenti kishte ai për përgjimet e publikuara Palmer ju përgjigj prerë siç ka bërë edhe në lidhje me çështje të tjera, ne do mbështesim një hetim serioz për këto akuza serioze. Ai tha se me hetimin e kësaj çështjeje duhet të merren autoritetet shqiptare por la të kuptojë se kjo histori duhet të dalë në një përfundim.

“Këto janë akuza serioze që duhet të hetohen. Ne do të mbështesim një hetim nga institucionet dhe autoritetet shqiptare, një hetim që është profesional, transparent, që të çon drejt një përfundimi. Këto janë akuza shumë serioze, që kërkojnë hetime serioze”

Tema e dytë me interes për kontekstin aktual është se çfarë do të ndodhë pas 30 qershorit. Përpos të qënit tepër i qartë se SHBA janë në mbështetje të plotë të kësaj date, Palmer nuk la pa përmendur një gjë shumë të rëndësishme, anën proceduriale dhe ligjore të cilën e vendos vetëm Gjykata Kushtetuese. Ai foli për herë të parë për një skenar përsëritjeje zgjedhjesh në rast se Gjykata Kushtetuese e vendos këtë gjë, madje ai shtoi se kjo është vetëm punë e gjykatës dhe e asnjë politikani tjetër.

“Pas zgjedhjeve, do të ketë mundësi që të krijohet Gjykata Kushtetuese, është plotësisht e mundur që Gjykata të vendosë që zgjedhjet duhen përsëritur, por kjo i takon Gjykatës ta vendosë dhe jo politikanëve të veçantë” tha Palmer.

Pra konflikti i deri tanishëm me bazë retorike për datën dhe legjitimitetin e zgjedhjeve mes kryeministrit, opozitës dhe presidentit nuk ka rëndësi për SHBA pasi për këtë gjë mund të shprehet vetëm Gjykata Kushtetuese. Mungesa e saj mesa duket nuk e shqetësonte shumë zyrtarin amerikan pasi ai shprehej i bindur se ajo do të krijohej pas zgjedhjeve.

Një gjë tjetër që sipas tij do të ndodhë pas zgjedhjeve është se opozita dhe qeveria do të ulen në dialog.

“Janë disa gjëra që ne shpresojmë të ndodhin pas një korrikut. E para është dialogu mes qeverisë dhe udhëheqësve të partive të opozitës për reformën elektorale”

Ulja në dialog për Palmer duhet të kryhet për arsye krejt instrumentale duke parë dhe arsyen që ai konsideron si të parën, reformën elektorale. Kjo reformë është mbështetur fuqishëm nga SHBA pasi sipas tyre do të garantojë një proces demokratik të rregullt në zgjedhjet e ardhshme.

Sa i përket konfliktit nga ana politike ai dha një mesazh të qartë për aktorët vendas por dhe të huaj në Shqipëri. Askush përveç shqiptarëve nuk ka tagër për të ndërhyrë në zgjidhjen e problemeve politike. Pra roli i arbitrit nga përfaqësitë ndërkombëtare nuk duhet mbi vlerësuar por duhet që forcat politike dhe qytetarët ta zgjidhin vetë krizën e tyre.

“Mosmarrëveshjet politike duhet të zgjidhen jo nga aktorët ndërkombëtarë, apo nga forca të jashtme që shkojnë atje për të zgjidhur mosmarrëveshjet apo luajtur rolin e arbitrit” tha Palmer në fund të intervistës së tij. /Opinion.al

Etiketa: Palmershbazgjedhjet

Ju sugjerojmë

FOTO/ Këto janë dy të rinjtë që u vranë në Washington, do të fejoheshin së shpejti
Bota

FOTO/ Këto janë dy të rinjtë që u vranë në Washington, do të fejoheshin së shpejti

22 Maj, 2025 10:14 am
“Një pikë uji në oqean në bazë të nevojave”/OKB nis shpërndarjen e ndihmave në Gaza
Bota

“Një pikë uji në oqean në bazë të nevojave”/OKB nis shpërndarjen e ndihmave në Gaza

22 Maj, 2025 10:04 am
Vrasja e dy punonjësve të ambasadës izraelite/Trump: Radikalizimi s’ka vend në SHBA
Bota

Vrasja e dy punonjësve të ambasadës izraelite/Trump: Radikalizimi s’ka vend në SHBA

22 Maj, 2025 9:58 am
Arrestime në Kosovë për propagandë terroriste në rrjetet sociale
Kryesore

Arrestime në Kosovë për propagandë terroriste në rrjetet sociale

22 Maj, 2025 9:48 am
Kosovë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë i spitalit, policia nis hetimet
Rajoni

Kosovë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë i spitalit, policia nis hetimet

22 Maj, 2025 9:43 am
Eurodeputetët kërkojnë heqjen e fondeve për Hungarinë
Bota

Eurodeputetët kërkojnë heqjen e fondeve për Hungarinë

22 Maj, 2025 9:30 am
Lufta Rusi-Ukrainë/ Rreth 5000 forca gjermane dislokohen në krahun lindor të NATO-s
Bota

Lufta Rusi-Ukrainë/ Rreth 5000 forca gjermane dislokohen në krahun lindor të NATO-s

22 Maj, 2025 9:19 am
Tërmeti i fortë me magnitudë 6.1 trondit ishullin grek të Kretës
Rajoni

Tërmeti i fortë me magnitudë 6.1 trondit ishullin grek të Kretës

22 Maj, 2025 9:14 am
Kallas javën e ardhshme viziton Ballkanin Perëndimor
Rajoni

Kallas: Dialogu Kosovë – Serbi, domosdoshmëri për të ecur në rrugën drejt BE-së

22 Maj, 2025 9:03 am
Shqipëri-BE, hapet sot grupkapitulli i tretë
Aktualitet

Shqipëri-BE, hapet sot grupkapitulli i tretë

22 Maj, 2025 8:46 am
Para
Ditëlindja e Bashës, Rama: I uroj shëndet, por jo fitore

Rama-Bashës: Artist, po dhe për këshilltarin e Merkelit paske gënjyer!

Pritet me protesta në Vlorë, Rama: Mungon vetëm Saliu me automatik…

Pritet me protesta në Vlorë, Rama: Mungon vetëm Saliu me automatik...

Dy ditë para zgjedhjeve, LSI: Jo konfliktit dhe përçarjes

Dy ditë para zgjedhjeve, LSI: Jo konfliktit dhe përçarjes

TE FUNDIT

FOTO/ Këto janë dy të rinjtë që u vranë në Washington, do të fejoheshin së shpejti

FOTO/ Këto janë dy të rinjtë që u vranë në Washington, do të fejoheshin së shpejti
22 Maj, 2025

Ambasada e Izraelit në SHBA ka ndarë foton e dy punonjësve të saj, të cilët u vranë si pasojë e...

Lexo më shumë

“Një pikë uji në oqean në bazë të nevojave”/OKB nis shpërndarjen e ndihmave në Gaza

“Një pikë uji në oqean në bazë të nevojave”/OKB nis shpërndarjen e ndihmave në Gaza
22 Maj, 2025

OKB njofton fillimin e shpërndarjes së ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, më shumë se dy muaj e gjysmë pasi...

Lexo më shumë

Vrasja e dy punonjësve të ambasadës izraelite/Trump: Radikalizimi s’ka vend në SHBA

Vrasja e dy punonjësve të ambasadës izraelite/Trump: Radikalizimi s’ka vend në SHBA
22 Maj, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka reaguar pas vrasjes së dy punonjësve të ambasadës së Izraelit...

Lexo më shumë

Arrestime në Kosovë për propagandë terroriste në rrjetet sociale

Arrestime në Kosovë për propagandë terroriste në rrjetet sociale
22 Maj, 2025

Në Kosovë janë arrestuar dy persona për përhapje të ideologjisë dhe propagandës terroriste në rrjetet sociale. Siç raportohet nga mediat...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com